By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndikimi i rritjes së ekstremit të djathtë në Gjermani mbi ndihmën e Berlinit për Kievin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ndikimi i rritjes së ekstremit të djathtë në Gjermani mbi ndihmën e Berlinit për Kievin
Ballina 2Rajon / Botë

Ndikimi i rritjes së ekstremit të djathtë në Gjermani mbi ndihmën e Berlinit për Kievin

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 4:25 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Mbështetja ushtarake gjermane për Ukrainën dhe ndihmat për refugjatët ukrainas të zhvendosur në Gjermani janë vënë në pikëpyetje pas zgjedhjeve në të cilat një parti politike e ekstremit të djathtë fitoi pushtetin në një shtet lindor në Gjermani.

Edhe e majta ekstreme shënoi rritje në këto zgjedhje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës i hedh një vështrim rezultatit të këtyre votimeve dhe ndikimit që mund të ketë mbi ndihmën për Ukrainën.

Partia e ekstremit të djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’ ose ‘AfD’ shënoi fitore bindëse në zgjedhjet shtetërore të Turingisë në lindje të vendit dhe doli e dyta në Saksoninë fqinje.

“Shumica e votuesve duan ndryshime. Por ndryshimet politike nuk mund të arrihen pa forcën kryesore politike në Turingi. Jam kurioz të shoh se si partitë e vjetra, mund të arrijnë të formuar një koalicion humbës, që të jetë tërheqës për votuesit”, thotë udhëheqësi i AfD-së, Bjoern Hoecke.

Kjo është fitorja e parë e së djathtës ekstreme në një shtet gjerman që nga Lufta e Dytë Botërore. Partia e sapoformuar e së majtës ekstreme BSW doli e treta.

Megjithëse ky ishte një rezultat i pritshëm, ai ka tronditur shumë aleatë të Gjermanisë, duke përfshirë Ukrainën. Gjermania është përkrahësja e dytë më e madhe ushtarake e Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara. Tani kjo është vënë në dyshim.

“Të dyja forcat, ajo e ekstremit të djathë dhe ajo e ekstremit të majtë bënë fushatë me thirrje për shkurtimin e ndihmave gjermane për Ukrainën, duke theksuar reduktimin e ndihmës ushtarake. Ata i bënë thirrje qeverisë që më në fund të ushtrojë trysni ndaj ukrainasve për të nisur negociatat me Rusinë”, thotë Mattia Nelles, bashkëthemelues i byrosë gjermano-ukrainase.

Në periudhën afaftshkurtër, analistët thonë se rezultatet e zgjedhjeve shtetërore nuk do të ndikojnë në ndihmat financiare të qeverisë federale për Ukrainën.

“Por vërehet një ndryshim i lehtë në retorikën e katër partive të qendrës. Disa prej tyre kanë përqafuar deklaratat ose kornizat e partive populiste dhe të ekstremit të djathtë”, thotë zoti Nelles.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, i partisë liberale FDP, pjesë e koalicionit qeverisës, po bën presion që në buxhetin e ardhshëm ndihma për Kievin të përgjysmohet. Partia e tij fitoi më pak se 5 për qind në zgjedhjet shtetërore të Turingisë dhe ai frikësohet se e njëjta gjë mund të përsëritet edhe në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.

“Është një betejë për mbijetesë politike, veçanërisht për liberalët, që po bëjnë thirrje për shkurtimin e buxhetit për Ukrainën”, thotë Liana Fix nga organizata ‘Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë”.

Emigracioni ishte një nga çështjet përcaktuese në rritjen e së djathtës ekstreme, e cila e vuri theksin tek jo-evropianët, në veçanti tek emigrantët myslimanë.

Por Gjermania ka strehuar po ashtu më shumë se një milion refugjatë ukrainas.

“Çështja nëse dhe si duhet të financohen dhe nëse duhet të kthehen në Ukrainë është e ndjeshme. Kemi burra, që kanë moshën e duhur për t’iu bashkuar ushtrisë. Ka një trysni në rritje ndaj meshkujve ukrainas që janë strehuar në Gjermani për të nxitur kthimin e tyre në Ukrainë”, thotë analisti Nelles.

Partia Social Demokrate e Kancelarit Olaf Scholz vuri në dukje se shërbimet gjermane të zbulimit e kanë përcaktuar AfD-në si parti ekstremiste dhe shtoi se fitorja e saj në Turingi duhet të shërbejë si një “thirrje për t’u zgjuar”.

You Might Also Like

VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale

Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”

Putini e gjeti veten në një situatë të pazakontë: Një robot kërceu para tij, gjithçka monitorohej nga truprojat

Meloni tërbohet pasi salcat belge shiten si italiane në parlamentin e BE-së

Lufta hibride e Rusisë në Evropë po përshkallëzohet. “Jemi vetëm pak minuta larg një incidenti me shumë vdekje”

TAGGED: #AfD, #Gjermania, Ukraina
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot parashihet të mbajë mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times Kosova Times March 21, 2025
Kurti uron Finlandën për anëtarësim në NATO
Media, i dërguari i SHBA-së Witkoff takohet sot me Putinin
Rusia e bombardon Ukrainën gjatë vizitës së ministrit të ri francez në Kiev
Në Volgograd, një dron sulmoi një rafineri nafte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?