By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbia do fluturime shtesë dhe stervitje ushtarake me Moskën
July 4, 2025
Po vjen një ndryshim i madh i motit, me valë të papritura të ftohta dhe stuhi të ashpra
July 4, 2025
Një sllovak e rrahu gruan e tij për vdekje në një apartament në Dalmaci. U përpoq të fshihte gjithçka?
July 4, 2025
ZKA kritikon 31 komuna në prezantimin e pasqyrave financiare 2024
July 4, 2025
Google sjell në Itali inteligjencën artificiale që gjeneron video nga teksti, një logo për t’i dalluar ato
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kompania egjiptiane i kthen mbetjet plastike në materiale ndërtimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kompania egjiptiane i kthen mbetjet plastike në materiale ndërtimi
Ballina 2Rajon / Botë

Kompania egjiptiane i kthen mbetjet plastike në materiale ndërtimi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 8:05 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Industria e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shihen gjerësisht si forca lëvizëse e rritjes ekonomike të Egjiptit. Por sipas të dhënave qeveritare, industritë e ndërtimit dhe të prodhimit janë përgjegjëse për 23% të ndotjes me dyoksid karboni. Ndërkohë, një kompani po i shfrytëzon mbetjet plastike për të prodhuar pllaka që mund të përdoren në industrinë e ndërtimit. Synimi është që industria e ndërtimit të përshtatet në mënyrë të tillë që të pakësojë sa më shumë ndotjen.

Kjo fabrikë prodhon pllaka për industrinë e ndërtimit. Por po ta shikosh nga afër, makineritë mbushën me një material të pazakontë, mbetje plastike.

Firma egjiptiane “TileGreen” u themelua tre vjet më parë me synimin për të zhvilluar një teknologji të re për të transformuar mbetjet plastike në pllaka pa çimento. Khaled Raafat është bashkëthemelues dhe shef i teknologjisë për kompaninë “TileGreen”.

“Kemi shpikur një teknologji dhe proces industrial që transformon të gjitha mbetjet plastike, kryesisht ato me vlerë të ulët, në materiale ndërtimi. Lënda e përftuar nga mbetjet plastike, e cila zëvendëson betonin, përzihet me rërë apo zhavorr për të prodhuar materiale të ndryshme ndërtimi”.

Copëzat e vogla plastike përzihen me rërë për të krijuar një substancë për prodhimin e produktit përfundimtar. Burimi kryesor i firmës janë mbetjet e padëshiruara plastike që zakonisht përfundojnë në koshat e mbeturinave ose hidhen në rrugë, si qeset apo kutitë plastike që nuk riciklohen.

Firma “TileGreen” ka dy objektiva, prodhimin e materialeve të ndërtimit që nuk dëmtojnë mjedisin dhe reduktimin e mbetjeve në Egjipt, thotë Khaled Raafat, bashkëthemelues i kompanisë.

“Egjipti prodhon rreth 4.5 milionë tonë mbetje plastike në vit. Shkalla e riciklimit është diku midis 10 dhe 15 për qind, shumë më mirë se vendet fqinje. Kjo tregon mungesën e madhe të riciklimit dhe se mbetjet plastike përfundojnë atje ku nuk duhet”.

Sipas nismës globale për mjedisin “Black to Blue”, Egjipti është përgjegjës për 43% të mbetjeve plastike të hedhura çdo vit në Detin Mesdhe.

Profesori i inxhinierisë mjedisore në Universitetin Amerikan të Kajros, Mohamed El Zayet, thotë se prodhimi i pllakave pa çimento nga firma “TileGreen” mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të jashtëzakonshëm që ka industria e ndërtimit tek mjedisi.

“Ndikimi tek mjedisi i kësaj industrie fillon që nga procesi i prodhimit të materialeve të ndërtimit si tullat, çimentoja, çeliku apo materiale të tjera. Gjatë procesit të prodhimit të tyre çlirohen elementë ndotës që përfundimisht ndikojnë tek ndryshimet klimatike. Për shembull, prodhimi i një kilogram çimentoje çliron gati një kilogram dioksid karboni, element që shkakton efektin serrë. Industria e ndërtimit ka një ndikim të tmerrshëm tek mjedisi”.

Industria e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shihen gjerësisht si forca lëvizëse e rritjes ekonomike të Egjiptit. Sipas të dhënave të vitit 2022 nga Banka Qendrore e Egjiptit, të dy sektorët janë përgjegjës për 19% të prodhimit të brendshëm bruto.

Sipas të dhënave qeveritare, industritë e ndërtimit dhe prodhimit janë përgjegjëse për 23% të ndotjes me dyoksid karboni.

Një fabrikë e vogël e firmës “TileGeen” që ndodhet rreth 80 kilometra në lindje të Kajros, prodhon rreth 5000 pllaka në muaj.

“Aktualisht po prodhojmë pllaka që ndërlidhen, por mund të prodhojmë edhe tulla ndërtimi, shtylla dhe prodhime të ndryshme parafabrikate. Teknologjia jonë mund të shfrytëzohet për të prodhuar më shumë se 40 produkte”, thotë Khaled Raafat, bashkëthemelues i firmës “TileGreen”.

Kompania ka prodhuar pllaka të ndryshme për disa projekte zhvillimi të kompanive të pasurive të paluajtshme.

You Might Also Like

Serbia do fluturime shtesë dhe stervitje ushtarake me Moskën

Një sllovak e rrahu gruan e tij për vdekje në një apartament në Dalmaci. U përpoq të fshihte gjithçka?

Menaxheri i Transneft bie nga dritarja e një shtëpie në Moskë, ‘vetëvritet’

Rusia zgjeron përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

Argëtimi i tyre “diskret” u kushton 20,000 euro

TAGGED: #Egjipt, #Materiale ndërtimi, #Mbetje plastike
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytjeve në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
Blogeri dhe kolumnisti pro-rus i agjencisë Sputnik u arrestua në Armeni
Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri mbetet i lartë
Gulash i qengjit: Një recetë për një vakt të mrekullueshëm gati për rreth 90 minuta
Kampion irlandez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?