By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem
January 29, 2026
VIDEO Rusët iu dorëzuan robotit të armatosur ukrainas
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti izraelit në Tiranë: Shqipëria në anën e duhur të historisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Presidenti izraelit në Tiranë: Shqipëria në anën e duhur të historisë
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti izraelit në Tiranë: Shqipëria në anën e duhur të historisë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/12 at 10:16 PM
Kosova Times Published September 12, 2024
Share
SHARE

Presidenti izraelit Isaac Herzog, ishte sot në vizitën e parë të një kreu të shtetit të Izraelit në Shqipëri, ku ai u prit nga autoritetet më të larta të vendit. Situata e krijuar që pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit zuri një vend qendror në bisedimet e presidentit Herzog në Tiranë. Kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj u shpreh se Shqipëria “mirëpret lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve” duke përsëritur thirrjen që “ndihma humanitare të vazhdojë për të gjithë në nevojë. Ne dëshirojmë fundin e vuajtjeve të popullatës civile”, u shpreh ai.

Edhe kryeministri Rama po ashtu nënvizoi se “Shqipëria ka qenë një mbështetëse mjaft e madhe e armëpushimit dhe e çdo përpjekjeje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet e për të nisur një proces të ri për të mirën e të gjithëve njerëzve”.

Presidenti Herzog, vuri në duke se vendi i tij po lufton “në të njëjtën kohë, më shumë sesa një armik terrorist. Dhe në fakt hija e gjakut që lidh të gjithë agjentët e urrejtjes është Irani dhe fiksimi i tij mizor antisemit në shkatërrimin e shtetit të Izraelit”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se “Shqipëria e njeh mjaft mirë këtë vend radikal”, duke ju referuar vendimit të qeverisë shqiptare dy vjet më parë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, të cilin e akuzoi se qëndronte pas sulmeve masive kibernetike që kishin goditur më herët sistemet e saj të teknologjisë së informacionit.

Kreu i shtetit të Izraelit vlerësoi faktin se “Shqipëria, në mënyrë të palëkundur, është rreshtuar në anën e duhur të historisë” dhe se “ka treguar edhe një herë që qëndron krahë popullit izraelit”, u shpreh ai duke evokuar më pas mbështetjen që hebrenjtë gjetën në Shqipëri gjatë Luftës ë Dytë botërore. “Hebrenjtë e mbarë Europës gjetën strehë në Shqipëri gjatë Holokaustit që është një dëshmi e traditës etike të rrënjosur thellë të shqiptarëve të çdo besimi fetar dhe shpirtit të jashtëzakonshëm të popullit shqiptar”, vuri në dukje presidenti Herzog, gjatë një deklarate të përbashkët shtypi me kryeministrin Edi Rama në fund të takimit mes tyre.

Për zotin Rama, kjo “është një lidhje historie që gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të prirur ta forcojmë”, tha ai duke shtuar më pas se “jemi këtu krahëhapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë, qofshin turistë a sipërmarrës, artistë, shkrimtare, qofshin njerëz që merren me teknologji të lartë apo qoftë dhe ata në moshë më të vjetër që duan të kenë shtëpinë e tyre këtu në zemër të Europës”.

You Might Also Like

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

VIDEO Rusët iu dorëzuan robotit të armatosur ukrainas

TAGGED: #Bajram Begaj, #Isaac Herzog
Kosova Times September 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Me javë në disa lagje të Prishtinës nuk funksionon ndriçimi publik

Kosova Times Kosova Times December 4, 2022
Tuchel: Të japim gjithçka për ta kaluar Arsenalin
Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë
Shtëpia e Bardhë i kërkon Putinit të mos përzihet në zgjedhjet amerikane
Murati: Kosova ka bërë reforma në menaxhimin e financave publike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?