By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, vështirësi në integrimin e personave me aftësi të kufizuar përmes punësimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, vështirësi në integrimin e personave me aftësi të kufizuar përmes punësimit
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, vështirësi në integrimin e personave me aftësi të kufizuar përmes punësimit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 5:32 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, integrimi i personave me aftësi të kufizuar vazhdon të përballet me vështirësi, sidomos për përfshirjen e tyre në procesin e punësimit. Përmes ndryshimeve ligjore të viteve të fundit, Ministria e Financave synon që të punësohen rreth 9000 persona me aftësi të kufizuar, rreth 3600 në institucione publike dhe rreth 5400 në sektorin privat. Megjithatë, deri tani janë të pakta rastet e punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

45 vjeçari Ardit Mancaku vazhdon të jetë i papunë dhe kjo, siç thotë ai, për shkak të aftësisë së tij të kufizuar që në lindje. Kjo e ka shtyrë atë që t’i bashkohet projektit “Shpresë”, në Shkodër, projekt që mbështet personat me aftësi të kufizuar nga rrethet veriore të Shqipërisë.

Por Arditi thotë se dëshiron të punojë dhe se po vazhdon me këmbëngulje të kërkojë të drejtën e tij për një vend pune, të përshtatshëm për aftësitë e tij të kufizuara.

“Kam kërkuar punë. Jam në bashkëpunim me zyrën e punës. Edhe projekti “Shpresë” është duke na ndihmuar për të gjetur punën përmes nxitjes së punësimit”, tregon ai.

Edhe personat me aftësi të kufizuar, thotë Arditi, mund të punojnë, mjafton që t’u ofrohen mundësi punësimi dhe aftësimi profesional.

“Dëshira ime është që të kem vendin e punës, të punoj si të gjithë të tjerët. Jo me shkëputje, por rregullisht. Sepse po pate punë ecën përpara, e kalon ditën. Po nuk pate punë nuk ecën dita. Edhe mërzitesh kur nuk ke punë. Kur ke punën , e kalon kohën. Më pëlqen të punoj me të tjerë, pasi jam edhe tip social”, tregon ai.

Sipas CENS-sit të vitit 2023 mbi popullsinë dhe banesat, rreth 6.5 përqind e popullsisë në Shqipëri mbi moshën 5 vjeç janë me aftësi të kufizuar, ku lloji më i përhapur i aftësisë së kufizuar është pamundësia për të ecur.

Në vitin 2022, në Shqipëri u regjistruan si punë kërkues të papunë 237 persona me aftësi të kufizuar, ndërsa një vit më vonë, në vitin 2023, ky numër thuajse u trefishua duke arritur në 720.

Megjithatë, sipas drejtueses së fondacionit të personave me Sindromën Down në Shqipëri, Emanuela Zaimi, treguesit e punësimit të personave me aftësi të kufizuar janë ende shumë të ulëta.

“Shifrat e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në rang kombëtar, por sidomos në qytetet jashtë Tiranës, janë shumë të ulëta. Çështja është se duhet ndërgjegjësim në të gjitha drejtimet, përfshirë edhe vetë personat me aftësi të kufizuar, sepse vijmë nga një kulturë ku vetë personat me aftësi të kufizuar mjaftohen vetëm me pagesat që u jep shteti”, thotë ajo.

Drejtuesja e fondacionit, Emanuela Zaimi, thotë se personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për një punë të qëndrueshme dhe aftësim profesional, në përshtatje me gjendjen e tyre.

“Sipas ligjit shqiptar, personat me aftësi të kufizuar, në rastin kur punësohen, vazhdojnë të përfitojnë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar”, thotë Daniela Jakoja, Drejtore Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.

“Momentalisht kemi referuar drejt zyrave të punës 1043 skeda, nga të cilat 39 skeda me aftësi të kufizuar janë punësuar dhe 90 të tjerë janë drejtuar drejt formimit profesional. Personat me aftësi të kufizuar marrin pagesën e aftësisë së kufizuar dhe, dëshiroj të theksoj, se përfshirja në një punë apo formim profesional nuk i pengon ata që të marrin pagesën e aftësisë së kufizuar”.

Pavarësisht ndryshimeve ligjore, sipas drejtoreshës rajonale të punësimit në Shkodër, Rozafa Zmijani, është e nevojshme edhe dalja e udhëzimeve për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, udhëzime që duhet të detyrojnë institucionet dhe bizneset, që kanë më shumë se 25 punëtorë, të punësojnë edhe persona me aftësi të kufizuar.

“Kemi plot raste, na vijnë edhe bashkë me prindërit e tyre, vijnë edhe vetëm, sepse janë persona të cilët janë të aftë tashmë për tregun e punës. Por kemi vështirësi për punësimin e tyre në biznese, pavarësisht se ne i telefonojmë bizneseve, u kërkojmë të marrin punëtorë nga aftësia e kufizuar, pasi kanë mbi 25 punëtorë, por pak reagojnë bizneset”.

Sipas Ministrisë se Financave, përmes ndryshimeve ligjore të viteve të fundit synohet që të punësohen rreth 9000 persona me aftësi të kufizuar, prej të cilëve rreth 3600 në institucione publike dhe rreth 5400 në sektorin privat. Megjithatë, deri tani, janë të pakta rastet e punësimit të tyre.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

TAGGED: #Person me aftësi të kufizuara, #Shqipëri
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Si do të zëvendësohen mandatet e deputetëve të dorëhequr serbë?

Kosova Times Kosova Times November 9, 2022
Gjenerali Clark takohet me botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane ‘Illyria’
Haradinaj: Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Balje: Në zgjedhje shkohet vetëm kur dëshiron Kurti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?