Paralajmërimi i PDK-së për të mos mbajtur vija të kuqe përjashtuese ndaj rivalëve politik, nëse ky subjekt i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, është vlerësuar si qasje serioze, paralajmëruese e krijimit të klimës për unitet politik në interes ë shtetit, duke mos krijuar situatë krizash, siç ka ndodhur në të kaluarën, duke u përplasur mes vete se cila parti do ta merr hisen më të madhe të pushtetit. Analistët politikë, që po i përcjellin këto zhvillime të hershme elektorale, theksojnë se premtimet dhe zotimet duhet të mbahen, sepse interesi nacional është mbi të gjitha.
“Në fakt të gjitha segmente politike vendore, të paktën deklarativisht, janë krijuar me premtimet për të mirën e vendit, dhe mirëqenien e qytetarëve, ndaj nisur nga ky parim, ato edhe janë të obliguara moralisht dhe ligjërisht, para votuesit dhe popullit të këtij vendi, të kontribuojnë me të gjitha mjetet dhe mundësitë në ndërtimin e qeverive të qëndrueshme dhe sa më të fuqishme për mbrojtjen dhe avancimin sa më të suksesshëm të interesave strategjike të shtetit të Kosovës, në planin e brendshëm dhe veçanërisht në atë të jashtëm ndërkombëtar, ku Kosova ende nuk ka arrit, të jetë anëtare e shumë organizatave të rëndësishme, veçanërisht në realizimin e synimit për anëtarësimin e saj në OKB, që në të vërtetë, do të përmbyllte me sukses edhe shtetndërtimin tone”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosiova Times.
Ndërsa sa i takon kryetarit aktual të Partisë Demokratike Memli Krasniqi, se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzen, do t’i hyjnë garës për t’i fituar zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, sipas Gani Qarrit, duhet kujtuar lexuesit, se së fundi të gjitha partitë, pas dështimit katastrofal në zgjedhjet e para 4 viteve, tani për tu shitur sa më “serioze” dhe bërë sa më bindëse para votuesit, në garën ende të pafilluar zyrtarisht, po luftojnë me teorinë e “fitores ” por se kush do të jetë fituesi i vërtetë, vendos vetëm sovrani, i cili me votën e tij të lirë, do ti peshojë me kujdes, dhe sipas veprës, do ti jap hakun secilës parti, me 9 shkurt të vitit që po vjen.
“Megjithëse duhet përshëndetur deklarata Krasniqit se partia e tij, nuk ka vija të kuqe me partitë e tjera, se “ofendohen dhe përjashtohen votuesit e tyre”, ai habit me shprehjen se bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje e sheh jofunksional, përderisa Memli i ishte i vetmi kryesues partiak, që iu përgjigj ftesës së më hershme si dhe shkoi në takim me kryeministrin Kurti. Në anën tjetër, duke pasur parasysh se edhe qëndrimi i PDK-së, është më i përafërti me LVV-n, krahasuar me partitë tjera, ky nuk është aspak paralajmërim serioz dhe as në kohë të duhur, i cili nuk ndihmon në krijimin e unitetit politik dhe as në interesin nacional të zhvillimit dhe avancimit demokratik e strategjik të Shtetit demokratik të Kosovës” potencoi analisti Qarri.
Sipas Qarrit, madje shprehja e tij bie ndesh edhe me zhvillimet aktuale, derisa bota po futet në paqartësi tejet të mëdha serioze, veçanërisht nga aspekti i sigurisë, kur Serbia hegjemoniste me lidhjen e kontratave të reja për litiumin me vendet perëndimore, ka avancuar në diplomacinë ndërkombëtare dhe ka për qëllim rrezikimin e brendshëm dhe bllokimin ndërkombëtar të avancimit të shtetit të Kosovës.
“Lidhur me deklaratën e kryetarit të PDK-së, ka folur edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, deri para disa muajsh deputet i LVV-s, Fatmir Humolli, ish veprimtar i ditëve të hershme të lëvizjes ilegale dhe pjesëtar i strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili edhe ai tha se ndërmjet partive shqiptare, as që duhet të ketë vija të kuqe. Andaj, përderisa të gjitha partitë vendore, deklarativisht janë krijuar për të mirën e vendit, ato edhe janë të obliguara para votuesit dhe qytetarëve, të kontribuojnë me të gjitha mjetet dhe mundësitë në ndërtimin e qeverive të qëndrueshme dhe sa më të fuqishme për mbrojtjen dhe avancimin sa më të suksesshëm të interesave strategjike të shtetit të Kosovës, në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm”, tha analisti Gani Qarri.
Duke pasur parasysh faktin që Kosova ende nuk ka pasur sukses të bëhet anëtare e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht anëtarësimit të saj në OKB, për të cilat kërkohet uniteti i brendshëm politik, ndaj sipas Qarrit edhe partitë shqiptare, e kanë obligim para votuesve dhe të gjithë qytetarëve, që tu ikin interesave parciale dhe përfundimisht, ta gjejnë formulën e unitetit politik, duke hequr vijat e kuqe ndërmjet veti, gjë që e kërkon edhe gjendja jonë, stagnuese në arenën ndërkombëtare.
“Marrë parasysh gjendjen e paqëndrueshme politike dhe turbulencat e vazhdueshme ndërkombëtare, vijat ndarëse në mes partive shqiptare, duhet të jenë vetëm ato programore, sidomos tani kur është momenti më vendimtar që partitë shqiptare të marrin shembullin e partive politike perëndimore, të cilat interesat e shtetit i vendosin gjithmonë para interesave individuale dhe grupore. Dhe tanimë është koha e fundit, që edhe ato, ti thërrasin arsyes dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 të mos krijojnë bllokada për interesa e inate meskine politike apo personale dhe ti japin vendit sa më shpejtë një qeveri të qëndrueshme të unitetit politik të shumicës shqiptare, e cila do të mundë të ballafaqohej me të gjitha sfidat e jashtme por edhe me prapaskenat e shantazhit dhe kushtëzimet që mundë të vijnë nga deputetët serb të cilat vazhdimisht dhe tradicionalisht kanë qenë vegël dhe instrument i kontrollimit të institucioneve të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë fashiste”, theksoi Qarri për “Kosova Times”.
Formula e koalicionit LVV-PDK akt vetëvrasës për partinë e Memli Krasniqit, vetëm me pazarin e shtrenjtë për Albin Kurtin President
Një koalicion të mundshëm PDK-LVV, në funksion të krijimit të shpejtë të Qeverisë së re pas 9 shkurtit 2025, nuk e përjashton si ide as analisti politik Florim Zeqa, por megjithatë ai e sheh krejtësisht të pa matur dhe si pa pjekuri politike deklarimin e hershëm për koalicione, sikur që tash po e bënë PDK-ja
“Aty ku ka tym, del edhe flakë”, e thotë një fjalë e urtë popullore. Ka kohë që flitet dhe përflitet për një koalicion të madh pas zgjedhor mes LVV-së dhe PDK-së, kinse për interesin nacional të zhvillimit dhe avancimit demokratik e strategjik të shtetit të Kosovës. Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, “subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzen, do t’i hyjnë garës për t’i fituar zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm dhe se parimisht nuk kanë vija të kuqe me partitë e tjera pasi në këtë formë ofendohen dhe përjashtohen votuesit e tyre”, përveçse fontanë dëshirash paraqet pa aftësi menaxhuese me partinë e tij! Deklarata tjetër jo serioze e kryetarit të PDK-së, se kinse bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje e sheh jofunksionale është jo serioze dhe e pa sinqertë, Bedri Hamza në postin e kryeministrin mund të ngritet vetëm përmes bashkëpunimit me LVV-në duke e flakruar presidenten aktuale për t’i lëshuar vendin Albin Kurtit”, tha analisti Zeqa për “Kosova Times”.
Prandaj ai vlerëson se paralajmërimi i Memli Krasniqit përveq se nuk është serioz, është i papjekur politikisht dhe në kohën më të papërshtatshme për të krijuar unitet politik në interesin nacional të zhvillimit dhe avancimit demokratik e strategjik të shtetit, derisa bota po futet në paqartësi serioze nga aspekti i sigurisë shkaku i zgjerimit të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, me tendencë të bartjes së luftës edhe në Ballkan!
Të gjitha këto rrethana, sipas analistit Zeqa, përkojnë që pas 9 shkurtit Kosova të ndërton një qeveri të fuqishme të unitetit politik më projeksion të qartë të veprimit unik strategjik e diplomatik, sepse tek e fundit, të gjitha partitë politike kanë rënë në provim sa i përket dështimit në qeverisje sipas premtimeve të dhëna elektorale.
“Nuk duhet me pas vija të kuqe mes partive shqiptare. Nuk ishte PDK-ja ajo që kishte vënë ndonjëherë vija të kuqe ndaj partive shqiptare, por ishte LVV-ja që i kishte vënë ato siç e konsideronte aso kohe koalicionin “PAN-hajnia”. E tani kemi ardhur në situatë kur edhe VV-ja po kërkon shpëtim pikërisht, nga ato parti që deri dje i akuzonte për krim të organizuar dhe korrupsion! Asnjëherë nuk e kam besuar që kaq e shpejtë LVV-ja do të barazohet me partitë e tjera që ishin në pushtet. Jo vetëm që nuk dallon në veprime nga partitë e tjera, i ka tejkaluar me të gjitha dukuritë negative, për çka i ka hequr vijat e kuqe për bashkëpunim për të mbetur në pushtet! Sa u përket vijave të kuqe, vijave të “çokeve” ju dha fund Vetëvendosja, e cila në takimin e fundit me kryetarin e PDK-së u pajtua që të bëhet bashkë me “hajnat” që nuk arriti t’i fusë në burg! Më në fund edhe Albin Kurti u bind se pa hajni nuk ka shtet! Ai sot gjysmën e ministrave i ka nën hetimet e prokurorisë për abuzim me paratë e shtetit përmes të ashtuquajturve tenderë njëburimore të arritur në mënyrën më të pastër korruptive dhe pa konkurrencë në tregun e punës. ‘Qeveria Kurti për katër vjet qeverisje me vendin u mishërua me gjithçka të keqe që akuzonte qeveritë paraprake në vendin tonë. Si e tillë çfarë është tani, gjithçka tjetër mund të jetë përveç qeveri me duar të pastra jo. Vërtetë bashkimi i PDK-së me Vetëvendosjen do ta ulë për tokë imazhin e këtij subjekti politik dhe atë për shumë arsye! Bashkimi i një partie të deklaruar si demokratike me ekstremin e majtë në njërën anë dhe shkelja e parimeve programore të ish liderëve të saj paraprakë, do të paraqiste vetëvrasje politike për PDK-në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, theksoi Zeqa për Kosova Times.