By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë, as të ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë, as të ShBA-së
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë, as të ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2024/09/24 at 9:51 PM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë, e as i Shteteve të Bashkuara”.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiq tha se shteti i tij respekton Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa tha se shtetet nuk respektojnë rezolutën 1244 dhe “integritetin territorial të Serbisë”.

Ai përsëriti akuzat ndaj Perëndimit se ka shpërfillur Kartën e OKB-së, kur ish-Jugosllavia e atëhershme u bombardua nga NATO-ja, bombardime që çuan në çlirimin e Kosovës.

“Të gjithë në botë flasin për Ukrainën, askush nuk guxon të flasë për Serbinë, por edhe kur flasin, ata thonë se si ne do ta nisim luftën në Ballkan nën urdhrat e Rusisë. Ata kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ne nuk jemi as shërbëtorë të Rusisë, e as të ShBA-së. Ne kemi politikat tona dhe interesat tona”, tha Vuçiq.

Autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se është “dorë e zgjatur e Rusisë” dhe Moska po tenton ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.

Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, për nisjen e pushtimit të Ukrainës më 2022.

Në fjalimin e tij, ai foli për Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh. Ai akuzoi shtetet perëndimore për armatosjen e Kosovës, teksa tha se sipas rezolutës 1244 të OKB-së, të vetmet forca të armatosura në Kosovë janë ato të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s.

“Ata që kanë kryer agresion kundër Serbisë, që tentuan të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se është zgjidhja e vetme demokratike dhe e arsyeshme, që ‘Kosova dhe Metohia’ të shkëputet nga Serbia. Ata i kanë ofruar armë në baza ditore të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës, që nesër do të bëhen Forcat e Armatosura shqiptare në territorin e Serbisë”, tha Vuçiq.

Më 2018, Kosova ka miratuar ndryshimet ligjore për shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Ky proces pritet të përfundojë më 2028. FSK-ja mbështetet nga shtete të ndryshme me armatime, sikurse nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.

Vuçiq tha se kur i pyesin se në bazë të çfarë dokumentesh ndërkombëtare e ofrojnë një ndihmë të tillë për FSK-së, ai tha se marrin “përgjigjen më idiote” se “nuk e pranojmë Kartën e OKB-së sepse situata ka ndryshuar sepse e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës”.

“Mesazhi i tyre për ne është: Ne kemi fuqinë, ne jemi Zoti, nuk na intereson për OKB-në, ligjet dhe rezolutat e OKB-së. Mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiq, duke pyetur liderët e pranishëm në OKB se si duhet të veprojë Serbia.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta që nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë sulmit u vra një polic i Kosovës. Ndërkaq, në përleshjet që pasuan u vranë tre sulmues serb.

Kosova e cilëson sulmin si terrorist dhe fajëson Serbinë se qëndron prapa tij, por Beogradi mohon se ka pasur gisht në të.

Po ashtu së fundi, tensionet janë rritur edhe për shkak të një sërë vendimesh të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Vuçiq në fjalimin e tij përmendi ndalimin e përdorimit të dinarit serb për kryerjen e pagesave në Kosovë, mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë, që tha se vë në rrezik “jetën e serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, por edhe ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, përfshirë të patriarkut serb.

Kosova është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare për disa vendime, sikurse mbyllja e disa institucioneve në veri, që kanë vepruar sipas sistemit serb. Bashkësia ndërkombëtare i ka cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

“Si mund të ketë paqe në Kosovë kur rendi juridik dhe të drejtat fundamentale të një kombi të tërë minohen në mënyrë sistematike”, pretendoi Vuçiq.

Vuçiq tha po ashtu se shteti i tij mbetet i përkushtuar për paqe dhe në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

You Might Also Like

Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë

Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici

Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin

Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit

Lukoil ka punësuar një ish-këshilltar të Trump si konsulent për shitjen e aseteve të huaja

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Rusi, #ShBA
Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Franca konfirmoi faktin e dezertimit të personelit ushtarak ukrainas gjatë stërvitjeve në vend

Kosova Times Kosova Times January 7, 2025
Moti në Shqipëri relativisht i qëndrueshëm
Vukanoviq per viziten e Dodikut ne Moske: Vizita në Izrael ishte një fiasko e vërtetë dhe rusët kanë probleme më të rëndësishme se ai…
Pengatoni miraton mbështetje shtesë për Shërbimin Sekret për operacione të lidhura me fushatën zgjedhore
Trepça-Ylli, sfida e parë e finales
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?