By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 nëntor 2025
November 14, 2025
Vajza u sëmur në koncertin e Lady Gaga-s: këngëtarja ndaloi menjëherë performancën
November 13, 2025
Jakshiq: Nga katër karriget diplomatike të Serbisë, tre janë tronditur rëndë
November 13, 2025
“Nuk jemi Gjermania, fiksojeni këtë”, Sylvinho entuziast: Festojmë dhe mendojnë për Play Off, mund të shkojmë në Botëror
November 13, 2025
Sergej Lavrov dhe miti i turpit të tij
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet sot seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahet sot seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Ballina 1Lajme

Mbahet sot seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 8:07 AM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Do të mbahet sot seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë. Seanca pritet të nisë në orën 9:45 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, ka njoftuar kjo gjykatë.

Një vit më parë në Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga sulmi mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në aksionin e Policisë u konfiskua arsenal armësh. Janë konfiskuar: 1 veturë e rëndë e blinduar; Vetura xhip – 24 copë; motorë 4×4 – 2 copë, mina kundër këmbësorisë – 8 copë; zolla të mbushura – 29 copë; zolla të përdorura – 7 copë; predha minahedhësish 82 mm – 54 copë; predha 62 mm – 88 copë; granata dore – 75 copë; mina anti-tank – 8 copë; eksploziv dinamit – 150 copë; tromblon për pushkë – 9 copë; detonatorë elektrikë – 23 copë; armë e kalibrit të rëndë lansues me nitroglicerinë – 1 copë; armë e gjatë mitraloz – 6 copë; armë e gjatë AK 47 – 30 copë; armë e gjatë me dylbi – 6 copë; armë të shkurtra revole – 3 copë; armë e shkurtër me shurdhues – 3 copë; shurdhues për AK 47 – 18 copë; karikatorë për AK 47 – 235 copë; antiplumba – 21 copë; municion të kalibrave të ndryshme – sasi shumë e madhe; pastaj dronë – 3 copë; pajisje për dron – 1 copë; dylbi nate – 15 copë; dylbi nate me temperaturë – 1 copë; radiolidhje – 32 copë; Kamera 4; këpucë Tactical – 5 palë; çanta ushtarake – 107 copë; uniforma ushtarake 115 copë; mbulojë kamuflazhi – 10 copë; Busull për orientim – 1 copë; harta nga sateliti – 6 copë; harta topografike – 3 copë; telefon 1 copë, maska – 23 copë; kazma – 28 copë; lopata – 20 copë; sëpata – 8 copë; motor sharra – 3 copë; sharra dore – 4 copë; barela për bartje të plagosurish – 2 copë; ushqime të shumta, medikamente mjekësore, telefona smart – 32 copë, sim kartela – 32 copë; dhe euro e dinarë të Serbisë – 1800 kartëmonedha.

Nga ajo kohë deri tash kanë ndodhur shumë zhvillime. Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti ditë më parë aktakuzë ndaj 45 personave për përfshirje në sulmin e armatosur terrorist në veri të Kosovës, në Banjskë një vit më parë, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sipas aktakuzës, grupi terrorist me në krye Milan Radoiçiqin, synonin që përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se si grup mirë i organizuar, këtë pjesë të territorit kanë tentuar t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, dhe si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Grupi i përbërë prej 45 personave ngarkohet me “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale ngarkon kreun e grupit, Milan Radoiçiq me veprën penale të “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” pasi i njëjti nga viti 2017 e deri më 24 shtator 2023 në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë.

Pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për armatim të rëndë, uniforma ushtarake, mbështetje logjistike, pagesën e pjesëmarrësve të grupit, thuhet tutje në aktakuzë.

Radoiçiq ngarkohet edhe me shpëlarje të parave, pasi një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe tek personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

Një ditë më parë u nderua heoi Afrim Bunjaku i cili u vra një vitë më parë në sulmin terrorist. Me këtë rast krerët e shtetit dhe diplomat të huaj kërkuan që përgjegjësit e sulmit të dalin para drejtësisë. Ata i kërkuan Serbisë që ta dorëzon Radoiçiqin që të gjykohet për aktin terroristë, të cilin e ka pranuar se e ka organizuar.

You Might Also Like

Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave

Seanca për spiunazh, u shty për 20 nëntor

AAK: Zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme, zgjedhjet e jashtëzakonshme

Osmani: Krenare me FSK-në dhe bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së

TAGGED: #Seanca fillestare, Banjska
Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Petkoviq dhe Bislimi sot në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Udhëheqës i frustruar kinez e tërheq mënjanë kryeministrin e Kanadasë dhe e paralajmëron atë – “Justin, kjo nuk është e drejtë!” (VIDEO)
CRTA: Rezultati i zgjedhjeve në Beograd s’e pasqyron vullnetin e qytetarëve
Hoteli i parë në botë me arri, ku gjithçka është e mbuluar me blloqe 24 karatësh nga muret në tualet dhe madje edhe biftekët
Haradinaj: Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?