By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të vendeve afrikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të vendeve afrikane
Ballina 2Rajon / Botë

Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të vendeve afrikane

Kosova Times
Last updated: 2024/09/27 at 5:53 PM
Kosova Times Published September 27, 2024
Share
SHARE

Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara thanë se dy shtete afrikane duhet të bëhen anëtare të përhershme në një nga organizmat kryesore vendimmarrëse të botës – Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për vite, udhëheqës të ndryshëm afrikanë kanë bërë thirrje që kontinenti afrikan të ketë përfaqësim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore ka patur vetëm pesë anëtarë të përhershëm: Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë, Rusinë dhe Kinën.

Këtë javë, përfaqësuesi i një prej vendeve kryesore që janë anëtare të përhershme, Presidenti amerikan Joe Biden, dha mbështetjen e tij për këtë propozim. Propozimi shoqërohet megjithatë me një kusht të rëndësishëm, që analisti nga Kenia, Cliff Mboya thotë se nuk do të pritet mirë në kontinentin afrikan. Vendet e reja anëtare nuk do të kenë të drejtën e vetos.

Delegacioni amerikan në OKB
Delegacioni amerikan në OKB

“Ka patur reagime të shumta tashmë… duke e konsideruar këtë si një tallje. Pyetja shtrohet se çfarë kuptimi ka anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit nëse nuk ke fuqinë e vetos. Çfarë do të bësh atje?”, tha zoti Mboya.

Kjo mund të jetë në favor të Kinës, e cila e ka projektuar imazhin e saj prej kohësh si një vend mbështetës dhe udhëheqës për vendet në zhvillim, ndërkohë që kritikon Perëndimin për të kaluarën koloniale, thotë zoti Mboya, studiues në Qendrën për Studimet Afrikë-Kinë, në Universitetin e Johanesburgut.

“Pra, nuk mendoj se kjo i ndihmon Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin, për sa i përket perceptimit dhe imazhit, dhe vetëm do t’i shtyjë më shumë vendet afrikane të anojnë drejt Lindjes, pasi jep mesazh hipokrizie”, tha ai. “Kina ka arritur të ngrejë një koalicion vendesh në zhvillim kundër Shteteve të Bashkuara dhe rendit botëror të udhëhequr nga Perëndimi”.

Por, Paul Nantulya, studiues në Qendrën e Afrikës për Studime Strategjike, tha se njoftimi ishte një “fitore” për diplomacinë amerikane dhe do të mirëpritet nga vendet afrikane pasi i hap derën negociatave të mëtejshme.

“Për sa i përket Kinës, Kina ka bërë më tepër sehir. Pra, nga ana retorike Kina ka thënë të gjitha gjërat e duhura, duke mbështetur interesat e Afrikës, ato që ajo i quan interesat legjitime të Afrikës në Kombet e Bashkuara, përfshirë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Por plani i Kinës për këtë ka qenë i paqartë, shtoi ai.

“Kur bëhet fjalë për detaje specifike, nëse Kina mbështet përfaqësimin e përhershëm të Afrikës në këshill me të drejtën e vetos, kur bëhet fjalë për këtë Kina nuk ka artikuluar një pozicion”.

Ndër ata që këtë javë bënë thirrje në Nju Jork për reforma në OKB, ishte edhe Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa. Ai tha se: “Afrika dhe 1.4 miliardë banorët e saj mbeten të përjashtuar nga strukturat kryesore vendimmarrëse”.

Cyril Ramaphosa
Cyril Ramaphosa

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë gjithashtu thirrje për reforma, duke thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk reflekton botën që po ndryshon dhe se Afrika është e nënpërfaqësuar.

Disa vende afrikane duan që fuqia e vetos në Këshillin e Sigurimit të hiqet plotësisht.

Nëse bëhet reformë dhe Afrika merr dy vende në Këshillin e Sigurimit sipas propozimit të Shteteve të Bashkuara, ndër pretendentët kryesorë mund të jetë edhe vendi me ekonominë më të madhe të kontinentit, Afrika e Jugut; vendi më i populluar, Nigeria; ose vendi i rëndësishëm në Afrikën veriore, Egjipti, tha zoti Nantulya për Zërin e Amerikës.

Megjithatë, analistët thonë se një proces i ardhshëm për shtimin e vendeve afrikane si anëtarë të përhershëm, ka të ngjarë të përballet me pengesa, pasi do të ketë probleme me arritjen e konsensusit. Zoti Nantulya tha se disa politikanë afrikanë mendojnë se mund të krijojë ndasi ndërmjet vendeve në këtë kontinent.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se deklarata e Shteteve të Bashkuara mund të jetë thjesht retorikë – dhe deri më tani nuk është dhënë asnjë afat kohor në lidhje me hapat e ardhshëm. Sipas rregullave të OKB-së, një ndryshim në përbërjen e Këshillit të Sigurimit do të duhej të miratohej nga dy të tretat e Asamblesë së Përgjithshme, si dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

You Might Also Like

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Pse Putini nuk është i interesuar të negociojë me Zelenskyn?

Pakoja e sanksioneve për Rusinë, lajme të këqija edhe për Serbinë…

Një kameraman i BBC-së regjistroi një sulm të tmerrshëm në një spital në Gaza: U bombardua ndërsa filmonte fëmijë të kequshqyer

BE miraton sanksionet kundër Rusisë

TAGGED: #Anëtarësim, #OKB, #Vendet afrikane
Kosova Times September 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump: India do të blejë më shumë naftë dhe gaz, ne do t’u japim F-35-at tanë

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
ShBA-ja: Kufizimi i çmimit të naftës ruse do ta godasë menjëherë Putinin
Moti ne Shqiperi
Shqiptarët s’kanë lekë, marrin borxhe
Në kazermën “Adem Jashari” u betuan 311 rekrutë të rinj të FSK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?