By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
September 18, 2025
Integrimi evropian dhe sfidat me Serbinë, në qendër të takimit Basha–Malaj
September 18, 2025
Shqetësime për cilësinë e ushqimit
September 18, 2025
Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s
September 18, 2025
Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politikat e brendshme dhe Lindja e Mesme dominojnë debatin Walz-Vance
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Politikat e brendshme dhe Lindja e Mesme dominojnë debatin Walz-Vance
Ballina 2Rajon / Botë

Politikat e brendshme dhe Lindja e Mesme dominojnë debatin Walz-Vance

Kosova Times
Last updated: 2024/10/02 at 6:59 AM
Kosova Times Published October 2, 2024
Share
SHARE

Kandidatët për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara, demokrati Tim Walz dhe republikani J.D. Vance, u përplasën për krizën në Lindjen e Mesme, imigracionin, taksat, abortin, ndryshimet klimatike dhe ekonominë.

Walz, i zgjedhur i kandidates për presidente, Kamala Harris, dhe Vance, i zgjedhur nga kandidati republikan, Donald Trump, mbajtën të martën debatin kombëtar televiziv.

Dy rivalët i përqendruan kritikat jo edhe aq te njëri-tjetri, por më shumë te shefat e tyre.

Vance pyeti se përse Harris nuk bën më shumë për të trajtuar inflacionin, imigracionin dhe ekonominë, derisa shërben si zëvendëse e presidentit aktual, Joe Biden.

“Nëse Kamala Harris ka plane aq të shkëlqyera për trajtimin e problemeve të klasës së mesme, atëherë ajo duhet t’i realizojë ato tani. Jo, derisa përpiqet të promovohet, por në punën që populli amerikan i ka dhënë tre vjet e gjysmë më parë”, tha Vance.

Walz e përshkroi ish-presidentin Trump si udhëheqës të paqëndrueshëm, i cili, siç tha, u ka dhënë përparësi miliarderëve.

Ai e kritikoi atë për presion ndaj republikanëve në Kongres, për të hequr dorë nga një projekt-ligj dypartiak për sigurinë kufitare, më herët këtë vit.

“Shumica prej nesh duam ta zgjidhim këtë”, tha Walz për imigracionin.

“Donald Trump kishte katër vjet kohë për ta bërë këtë dhe ai ju premtoi juve, amerikanë, se do të jetë e lehtë”, tha Walz, guvernator i Minesotës.

Një çështje tjetër e zëshme në politikën e brendshme amerikane, janë të drejtat për abort. Derisa demokratët janë, kryesisht, më të hapur, republikanët janë më konservatorë.

Vance, senator i Shteteve të Bashkuara, tha se nuk e mbështet ndalimin kombëtar të abortit, edhe pse më herët e ka bërë një gjë të tillë. Ai tha se qëndrim i Trumpit është se shtetet individuale duhet të vendosin nëse do ta kufizojnë abortin ose jo.

Debati në Qendrën e Transmetimeve të CBS-it në Nju Jork u mbajt në ditën kur kriza në Lindjen e Mesme u përshkallëzua dukshëm, pasi Izraeli vazhdoi sulmet në Libanin jugor dhe Irani, në shenjë hakmarrjeje, sulmoi me raketa Izraelin.

Walz tha se Trump është shumë “i paqëndrueshëm” dhe dashamirës ndaj njerëzve të fortë, për t’ia besuar trajtimin e konfliktit në rritje, ndërsa Vance tha se Trump e ka bërë botën më të sigurt gjatë mandatit të tij të mëparshëm si president.

Të pyetur nëse do t’i mbështesnin sulmet parandaluese të Izraelit kundër Iranit, Vance tha se do t’i bindej gjykimit të Izraelit, ndërsa Walz nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes.

“Ajo që është e rëndësishme këtu, është një udhëheqje e qëndrueshme”, tha Walz.

“Një Donald Trump, gati 80-vjeçar, që flet për madhësinë e turmës, nuk është ajo që na nevojitet në këtë moment”, shtoi ai.

Walz mori mbështetjen e presidentit amerikan, Joe Biden, pas debatit.

“Më besoni, unë e di se si duket një zëvendëspresident i mirë. Debati i sotëm e bëri të qartë se miku im, Tim Walz, ka atë që duhet”, shkroi Biden në platformën X.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, bëri disa postime në rrjetet sociale, ku, mes tjerash, tha se “JD e ka shkatërruar atë”, dhe me shkronja të mëdha shkroi: “Punë e shkëlqyer JD”.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 5 nëntor.

Harris dhe Trump kanë mbajtur deri më tash vetëm një debat televiziv dhe nuk është ende e sigurt nëse do ta mbajnë edhe të dytin.

You Might Also Like

Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan

Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar

Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën

Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha

RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse

TAGGED: #Debat televiziv, #J.D. Vance, #Tim Walz
Kosova Times October 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Musk mbështet Trump, dhuron para në mbështetje të fushatës së ish-presidentit

Kosova Times Kosova Times July 13, 2024
Kurti bëri homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër
Anija kozmike Crew Dragon me kozmonauten Roscosmos Anna Kikina është ulur me sukses në brigjet e Floridës
Kurti nesër pret në takim kryeparlamentaren e Shqipërisë
Zelensky flet për negociatat: Është e qartë se kush duhet ta ndalë luftën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?