By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE thotë se Witkoff ‘ka nevojë të vizitohet nga një psikiatër’ për shkak të planit të ngrirjes së aseteve ruse
November 22, 2025
“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump
November 22, 2025
Me kanellë dhe gjalpë: Një tortë me pamje modeste plot shije dhe kujtime
November 22, 2025
Sigurisht – me rum: A keni provuar verë të nxehtë karaibiane që të kënaq?
November 22, 2025
Hamburgerët më të mirë me qoften më lëngshme: Një truk i pazakontë që vërtet “funksionon”
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët opozitarë u takuan emisarin Kasanof
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Liderët opozitarë u takuan emisarin Kasanof
Lajme

Liderët opozitarë u takuan emisarin Kasanof

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 12:36 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit ka zhvilluar takime me liderë opozitarë.

 

Këtë e kanë bërë të ditur liderët nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar se në këtë takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët strategjik.

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bedriun dhe Vlorën, takuam Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj”, ka shkruar ndër të tjera lideri I PDK-së opozitare.

Tutje ai ka thënë se ka falënderuar Sekretarin Kasanof për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit.

“Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me zëvendësndihmës sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, njëherit i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të ngushtë të LDK-së në çështjet strategjike vitale për të dy vendet.

LDK në një postim në Facebook shkruan se Abdixhiku theksoi shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë.

“Kryetari Abdixhiku e siguroi Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë. Kryetari Abdixhiku, po ashtu, e njoftoi Kasanof për ecurinë e përgatitjeve për fushatën parazgjedhore, për takimet me qytetarët gjithandej Kosovës, si dhe për shtyllat kryesore të programit politik ‘Rruga e re’. Abdixhiku theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të në fushën e ekonomisë, të energjisë dhe të sigurisë është jetik për LDK-në dhe për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Për takimin me emisarin Kasanof ka njoftuar edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Sot në Ambasadën Amerikane takuam Zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Alexander Kasanof. Shfrytëzova rastin që në takim t’i falënderoj z. Kasanof dhe Ambasadorin z. Hovenier për angazhimin e tyre ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj për takimin që zhvilloi në Ambasadën Amerikane.

Tutje ai ka shkruar se mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme, siç ka thënë ai, që i ka shkaktuar qeveria.

“E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”, ka përfunduar shkrimin e tij lideri i AAK-së që në takim shoqërohej nga nënkryetari i partisë Ardian Gjini e shefi i deputetëve të AAK-së Besnik Tahiri.

You Might Also Like

Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën me 2000 euro të dyshuara

Sekuestrohen 20 euro dhe 1.000 franga të falsifikuara që u deponuan në Pejë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Rama për Ditën e Alfabetit: Shqipja vulosi rrugën drejt së ardhmes

Trafiku Urban’: Qarkullimi i autobusëve rrezikon të pezullohet plotësisht

TAGGED: #Alexander Kasanof, #Opozita
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Borell: Në Pragë po krijojmë një rend të ri pa Rusinë

Kosova Times Kosova Times October 6, 2022
Zhuri pa shërbim shëndetësor në fundjavë
Presidenti jugkorean, marinës: “Fillimisht veproni, më pas raportoni” nëse provokoheni
Arrestohet e dyshuara për vjedhje në Aeroportin ‘Adem Jashari’
Sot votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?