By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?
June 5, 2025
Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë
June 5, 2025
Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?
June 5, 2025
Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
June 5, 2025
Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hulumtim i REL-it: Asistenti politik në Ambasadën hungareze, pjesëmarrës në tubimin e supermacistëve në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hulumtim i REL-it: Asistenti politik në Ambasadën hungareze, pjesëmarrës në tubimin e supermacistëve në ShBA
Ballina 2Rajon / Botë

Hulumtim i REL-it: Asistenti politik në Ambasadën hungareze, pjesëmarrës në tubimin e supermacistëve në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 8:36 AM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Një qytetar amerikan, që shërben si asistent politik në Ambasadën hungareze në Uashington, më 2017 kishte marrë pjesë në një tubim të supermacistëve të bardhë në Sharlotsvill të Virxhinias, kur mbeti i vdekur një person që po protestonte kundër këtij tubimi, sipas një hulumtimi të kryer nga Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë.

Në shtatë vjetët e fundit, Taylor Ragg, është përfshirë në krahët konservatorë dhe të ekstremit të djathtë në skenën politike në ShBA dhe gjerësisht ka mbështetur sundimin autoritar të kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban, si model për Shtetet e Bashkuara.

Ragg, 29 vjeç, shërben si asistent politik në Ambasadën e Hungarisë në Uashington që të paktën nga shkurti i vitit 2021, sipas fotografive të nxjerra nga ueb-faqja e Ambasadës dhe disa burime të afërta me Ambasadën.

Emri i Taylor Ragg figuron në ueb-faqen e Ambasadës hungareze në SHBA.
Emri i Taylor Ragg figuron në ueb-faqen e Ambasadës hungareze në SHBA.

Videoja, që është analizuar nga Radio Evropa e Lirë tregon Raggun duke mbajtur një flakadan gjatë marshit të zhvilluar gjatë natës nga supermacistët e bardhë në Sharlotsvill më 11 gusht 2017, si pjesë e një proteste kundër vendimit të autoriteteve të qytetit për të larguar një statujë të gjeneralit Robert E. Lee, udhëheqës ushtarak i Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane.

Pjesëmarrësit në këtë marsh brohoritën slogane nacionaliste, edhe pse pamjet filmike të analizuara nga gazetarët nuk e shfaqin Raggun, i cili mbante në duar flakadan, duke brohoritur me marshuesit e tjerë, të cilët brohoritën “Nuk do të na zëvendësoni”.

Një ditë më pas, pati përleshje mes pjesëmarrësve në protestën e quajtur “Bashkoni të Djathtën” dhe kundërprotestuesve, teksa një grua u vra kur një burrë goditi turmën e kundërprotestuesve me makinë. Shoferi u dënua për krime të urrejtjes dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Tri burime të afërta me Ambasadën hungareze në Uashington konfirmuan për Shërbimin hungarez të REL-it se personi që shihet në video gjatë marshimit me flakadanë, në vigjilje të ngjarjeve vdekjeprurëse, është Taylor Ragg.

As Raggu e as Ambasada nuk iu përgjigjën pyetjeve të dërguara nga REL- lidhur me punësimin e tij.

Taylor Ragg, në marshin e supermacistëve më 11 gusht 2017.
Taylor Ragg, në marshin e supermacistëve më 11 gusht 2017.

Një muaj pas ngjarjeve vdekjeprurëse në Sharlotsvill, Ragg u bë lajm në ShBA, pasi një grua që studionte në të njëjtin universitet me të e akuzoi atë se kishte nxitur ngacmime kundër saj përmes një postimi në Facebook, ku u bënte thirrje të tjerëve të “raportojnë këtë person të paligjshëm në shkollën time që mburret për shkeljet e ligjit”.

Gruaja, Paola Garcia, ishte dërguar në ShBA nga prindërit e saj kur ishte fëmijë dhe qëndron në ShBA përmes programit të iniciuar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama, që lejon imigrantët pa dokumente të qëndrojnë në shtet përkohësisht, nëse ata kishin arritur në ShBA kur kishin qenë fëmijë.

Presidenti i Universitetit të Transilvanisë në Leksington të Kentakit, më pas doli me një deklaratë duke thënë se postimi i Raggut ishte “i dënueshëm”. Më vonë universiteti tha se ai më nuk ishte student aty.

Ragg u fotografua vitin e kaluar në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, një konferencë vjetore që mbledh aktivistët dhe politikanët konservatorë. Ai u fotografua së bashku me Mark Ivanyo, kreun e grupit Republikanët për Rilindje Kombëtare. Ky grup avokues konservator e përshkruan veten si “nacional-populist”.

Ivanyo e ka lavdëruar Orbanin, i cili e ka mbështetur për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ish-presidentin republikan Donald Trump, duke thënë se ai është “njeri i popullit dhe për popullin”.

Që kur erdhi në pushtet më 2010, Orban ka kufizuar të drejtat civile dhe ka shtrënguar kontrollin ndaj mediave, teksa ka vazhduar të mbajë raporte me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Raportet me Putinin e kanë përplasur Orbanin me udhëheqësit e tjerë evropianë.

You Might Also Like

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

Ky njeri dyshohet se qëndron pas sulmit historik, rusët kanë nisur një kërkim njerëzish. Kush është ai?

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Trump u kërkoi vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e deportuar

TAGGED: #Supermacistët në ShBA, #Taylor Ragg
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Janjiq per Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën: Kush do të marrë pjesë dhe cilat do të jenë pasojat për palën serbe?

Kosova Times Kosova Times July 1, 2023
Gara shpejtësie me lamborghini në Tiranë, gjobitet reperi Don Xhoni
Thesari amerikan njoftoi sanksione të reja kundër biznesmenëve nga Federata Ruse
Maqedonci: Përfundon me sukses ushtrimi fushor ‘Ujku Alfa’
Megaprojektet kineze kthehen në modë në shtetet e varfra të Azisë Qendrore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?