By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trupi i notarit rus i zhdukur pesë muaj më parë, u gjet në ngushticën e Bosforit
January 21, 2026
Një Holodomor me Temperaturë të Ulët
January 21, 2026
Ministri rus viziton Kubën ndërsa Trump rrit presionin mbi Havanën
January 21, 2026
600,000 njerëz largohen nga Kievi, ndërsa Rusia e shtyn qytetin drejt ‘katastrofës humanitare’
January 21, 2026
SHBA-të sekuestruan një tanker të shtatë në Detin e Karaibeve.
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz
Ballina 1Bujqësi

AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 12:01 AM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit të testeve përkatëse, gjatë këtij viti në gjithë territorin e vendit, është rezultuar me 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me sëmundjen e tuberkulozit.

Zëdhënësi nga kjo agjenci, Lamir Thaçi tha se AUV është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit te kafshët e llojit gjedhe.

“Kemi 264 krerë gjedhe të infektuara me sëmundjen e TBC. Sipas të dhënave gjysma e tyre tashmë janë të asgjësuar. Por një problem që po na paraqitet është se në vatrat ku është e përhapur sëmundja, ka vonesa nga komunat për përcaktimin e lokacionit ku kryhet asgjësimi apo groposja”, tha ai për RTK-në.

Në lidhje me këtë situatë edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim i ka dërguar letër AUV-it për t’u njoftuar më shumë pas rasteve të tuberkulozit të kafshët.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli, tha se si komision do të angazhohen që fermerët e prekur të kompensohen.

“Ne na kanë informuar fermerët për problemin e paraqitur, ku ne i kemi dërguar AUV-it e-mail që të marrim të dhëna se kur janë paraqitur rastet, cilat  janë masat, kompensimet dhe ritestimet. Ne do ta mbikëqyrim punën e AUV-it nëse gjithçka është në rregull. Ne si komision do të bëjmë çmos që të kompensohen fermerët”, tha ajo.

Por AUV theksoi së në këtë rast të gjithë fermerët e prekur do të kompensohen pa përjashtim, dhe në të njëjtën kohë do të mbulohen edhe shpenzimet e asgjësimit dhe groposjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thotë se tuberkulozi si sëmundje ngjitëse mund të përhapet nga kafshët te njeriu, por këto raste janë shumë më të rralla se nga rastet që përhapen  nga personi në person.

Sipas IKSHPK-së, forma më e zakonshme e tuberkulozit që bartet nga kafshët te njerëzit është tuberkulozi bovin (Mycobacterium bovis), i cili zakonisht gjendet te lopët, por mund të prekë edhe kafshë të tjera si dhitë dhe derrat.

Infeksioni mund të ndodhë kur njerëzit konsumojnë qumësht të pagatuar ose produkte të tjera nga kafshë të infektuara, apo përmes kontaktit të afërt me kafshët e infektuara.

Sëmundja e TBC tek gjedhet është sëmundje prezente në vend dhe rajon. Kurse programi kombëtar vjetor për monitorimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të kafshëve për vitin 2024 në Kosovë,  ka filluar në muajin korrik të këtij viti.

You Might Also Like

Osmani: Rugova bëri bashkë popullin rreth kauzës për liri e pavarësi

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie

Davos, Kurti në panelin e Shtëpisë së SHBA-së:Besimi, shtyllë e lidershipit

Sot në Davos, Kurti do të flasë për demokracinë e Kosovën

TAGGED: #AUV, #Tuberkuloz
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Sulmohet ushtria amerikane

Kosova Times Kosova Times October 9, 2022
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
Peskov: Nën Trumpin, megjithate SHBA kanë zhvilluar një dialog me Rusinë
Nis seanca në OKB
Las Palmas shokon Barcelonën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?