By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët
Ballina 2Rajon / Botë

Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 4:00 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, e cila ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij.

Mustafi, në një postim në Facebook, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin e shndërron në normë një praktikë diskriminuese dhe sistematike si pasivizimi i adresave, që ka në shënjestër shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tij, ky vendim është një shuplakë për të drejtat themelore të njeriut dhe një “dëshmi e fortë pse shqiptarët nuk kanë as besim, as arsye për t’i besuar drejtësisë së Serbisë”.

Mustafi thotë se pas viteve të punës së palodhshme në Austri, Safet Demiri vendosi të investojë në vendlindjen e tij, në Banjën e Sijarinës, duke ndërtuar një kompleks hotelerie. Gjë që rigjeneronte ekonomikisht këtë venbanim e do të krijonte mundësi të shumta pune për komunitetet në Medvegjë. Por ëndrra e tij u shkatërrua kur adresa e tij u pasivizua, duke ndaluar projektin dhe ekspozuar barrierat sistematike që përballen shqiptarët në Luginë.

“Adresën që dorëzuesi ka denoncuar nuk është qendra e aktiviteteve jetësore” (Адреса коју подносилац пријављује није центар његових животних активности), deklaruan autoritetet. Dhe Gjykata Kushtetuese, pa iu dridhur dora, e mbështeti këtë vendim duke deklaruar se “kufizimi i lirisë së vendbanimit ishte i justifikuar dhe proporcional për qëllim legjitim që dëshirohet të arrihet në një shoqëri demokratike”. Por pyetja mbetet: Cila shoqëri demokratike pasivizon adresat? Cila shoqëri demokratike diskriminon? Dhe në cilën shoqëri demokratike krijojnë pengesa për qytetarët që duan të kontribuojnë për vendin e tyre? Kjo nuk është asgjë tjetër, përveç një mekanizëm i padrejtë që dëmton zhvillimin dhe thellon diskriminimin sistematik”, shkruan Mustafi.

Më shumë se 6,000 shqiptarë u janë pasivizuar adresat, sipas raporteve të OJQ-ve. Çdo rast përfaqëson një përpjekje për t’i privuar shqiptarët nga identiteti dhe ekzistenca juridike. “Lëvizja e lirë nuk është apsolute”, argumentojnë gjykatat, por kur kjo justifikon përjashtimin dhe jo barazinë, si metodë perfide e shtypjes për të mohur.

“Historia e Safet Demirit është rikujtim se aparteidi ndaj shqiptarëve të Luginës është i përligjur, se “spastrimi etnik me mjete administrative” është metodë, se Serbia shqiptarët nuk i do as edhe kur investojnë për zhvillim, se qëllimi është i qartë – vatra pa shqiptarët nuk është vend i tyne, se liria – barazi e drejtësia  janë të pa arritshme për Safetin e mbi 6 mijë safeta tjerë  në heshtje. Por, njëkohësisht është edhe thirrje për ndërgjegjësimin ndërkombëtar. Serbia po i largon shqiptarët nga trojet e tyre jo vetëm me forcë, por me politika të paramenduara e të fshehta. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është represion”, shkruan Mustafi në Facebook. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

TAGGED: #Adresa, #Gjykata Kushtetuese e Serbisë, #Ragmi Mustafi
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

DW: Ekipi i Trumpit për Ballkanin – dhuratë për Beogradin

Kosova Times Kosova Times February 16, 2025
Peci: Nuk zmbrapsemi para asnjë sfide
SHBA-të dhe BE-ja janë të shqetësuara për ngritjen e Kinës dhe Rusisë në Azi 15 minuta më parë
Sinani bën thirrje që të parandalohen veprimet për bllokim të kufijve
Trump ka shkarkuar një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?