By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të miturve

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 7:32 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri konfliktet mes të miturve janë shtuar duke u shoqëruar në disa raste me kërcënime, plagosje e deri në përdorimin e dhunës ekstreme. Psikologë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare pohojnë se, situata që po përjetojnë një pjesë e të rinjve dëshmon për krizën që po kalon vetë shoqëria shqiptare.

Shtimi me shpejtësi i rasteve të dhunës mes e miturve, sipas psikologut Altin Nika, dëshmon për krizën që po kalon vetë shoqëria shqiptare me tranzicionin e tejzgjatur.

Ndërkohë që fenomene të reja janë shfaqur në jetën e përditshme të të miturve, institucionet shtetërore, shkolla dhe vetë familja, kanë mbetur mbrapa duke mos ju përgjigjur problematikave, kërkesave dhe ritmit të jetesës së tyre. Një pjesë e madhe e të miturve, thotë ai, tashmë jetojnë përmes rrjeteve sociale, duke zbehur kontaktet me prindërit si dhe interesin për shkollën.

“Sigurisht, sot rrjetet sociale janë të pamonitoruara për fat të keq. Dhe kjo sjell që grupe të rinjsh të bullizojnë, të ofendojnë, të fyejnë. Ndërsa, në krahun tjetër, të tjerë të ‘tentojnë’ të rrisin prestigjin e tyre duke kryer akte ekstreme, në mënyrë që t’i tregojnë shoqërisë se nuk mund t’i ofendojë kush”, thotë ai.

Angazhimet e prindërve në punë për sigurimin e të ardhurave ekonomike për familjen, thotë psikologu Altin Nika, nuk mund të shmangë detyrimet e tyre për kujdesin ndaj fëmijëve, komunikimin, edukimin, kontrollin dhe mirërritjen.

Në një pjesë të madhe të familjeve shqiptare, thotë ai, janë zbehur kontaktet mes fëmijëve dhe prindërve, kjo edhe për shkak të problematikave të lindura mes vetë prindërve, siç janë divorcet, emigracioni apo vështirësitë ekonomike.

Statistikat tregojnë se, rreth 800 të mitur të moshës deri në 18 vjeç përfshihen çdo vit në vjedhje, trafikim, shpërndarje të drogës, drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi, kanosjet, rrahjet e deri tek përdorimi i armëve. Këto raste i çojnë të miturit në konflikte dhe në dyert e policisë dhe gjykatave, duke vështirësuar procesin e rehabilitimit të tyre.

“Prindërit duhet të kenë shumë në fokus fëmijët, t’i kuptojnë dhe të kenë njëfarë aleance që fëmija të ketë mundësi të komunikojë, të dijnë se çfarë po përjeton fëmija, të kontrollojnë për rrjetet sociale. Kujtojmë ligjin se, një i mitur është çdokush nën moshën 18 vjeç. Pra, ai është me përgjegjësi të kufizuar. Kufizimi i përgjegjësisë nënkupton që, pjesën tjetër të përgjegjësisë ligjërisht e ka prindi”, tregon ai.

Drejtuesi i Komisionit “Drejtësi dhe Paqe”, Luigj Mila, thotë se, përveç familjes dhe shkollës, përgjegjësi për përfshirjen e të miturve në konflikt me ligjin, kanë edhe vetë institucionet e shtetit.

“Familja, nga ana e saj po kalon një krizë identiteti, po krijohet një shkëputje e madhe në mes brezave të rinj dhe familjarëve, teknologjia po na ndihmon në drejtimin e gabuar, rrjetet sociale po ndikojnë që të bëhen lidhje të shkurta, jo tëshëndetshme, me problematika. Dhe, nga ana tjetër, institucionet shtetërore nuk është se po investojnë në mënyrë deçizive për lehtësimin, eleminimin, trajtimin, për edukimin e brezave të rinj. Është krijuar një shkëputje, që mendoj se do të vazhdojë”, thotë ai.

Jemi në një tranzicion të thellë, thonë eskpertët, tranzicion ku jo të gjitha hallkat e shoqërisë funksionojnë në harmoni. Dhe kjo bën që brezi i të miturve shpesh herë bie në konflikt me vetë shoqërinë dhe institucionet.

“Nëse shteti nuk e krijon këtë lidhje, nuk e bën këtë koordinim mes familjes, shkollës dhe shoqërisë, atëherë do të vazhdojmë të jemi në këtë gjendje dhe, kam shume frikë se, rastet do të shtohen dhe do të kemi krime më të mëdha”.

Në vitin 2017 Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar “Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit”, i cili synon të mbrojë të drejtat e të miturit në konflikt me ligjin si dhe të promovojë riintegrimin e tyre. Por situata e rënduar ekonomike e pjesës më të madhe të të miturve që bien në konflikt me ligjin, mungesa e bashkëpunimit mes insitucioneve si dhe kapacitetet e kufizuara rehabilituese, e kanë vështirësuar zbatimin duke nxjerr në pah nevojën e përmirësimeve të mëtejshme ligjore.

You Might Also Like

Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve

BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit

Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”

Merz: E morëm seriozisht mesazhin e JD Vance

TAGGED: #Shqipëri
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Veriut lëshon edhe dy raketa balistike në detin e saj lindor

Kosova Times Kosova Times July 24, 2023
Shtëpia e pleqve në Prishtinë përfshihet nga flakët, zjarri është lokalizuar
Si u përball Suedia ndaj konfrontimeve mafioze
Mbi 1 trilion dollarë nevojiten për rindërtimin e Ukrainës, thotë Zelensky
Reduktimet e njëjta të ujit mbesin në Fushë Kosovë, Obiliq dhe lagjen “Kalabria” të Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?