By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci në CybHER Boot Camp, mbështet vajzat në sigurinë kibernetike
February 7, 2026
Istogu shënon `Ditët e Kulturës Japoneze` me aktivitete artistike
February 7, 2026
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e Llapi
February 7, 2026
Suedezja Karlsson fiton medaljen e artë në garën e skiatlonit
February 7, 2026
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Ballina 2Rajon / Botë

Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/22 at 10:57 PM
Kosova Times Published November 22, 2024
Share
SHARE

Dy kryetarë opozitarë, në komunat në lindje të Turqisë, janë shkarkuar nga detyra, pasi u dënuan për “terrorizëm” për shkak se janë anëtarë të një grupi militant kurd të ndaluar nga Ankaraja, tha Ministria e Brendshme më 22 nëntor.

Edhe në muajt paraprakë, Turqia ka shkarkuar kryetarë të partive prokurde.

Kryetarët e Tuncelit dhe Ovacikut u dënuan secili me gjashtë vjet e tre muaj burgim gjatë këtë javë për shkak të anëtarësimit në Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila kryen një kryengritje ndaj shtetit turk që nga viti 1984.

Dy kryetarët e shkarkuar u zëvendësuan nga administratorë të emëruar nga shteti, tha Ministria e Brendshme përmes një deklarate.

Kryetari i shkarkuar i Tuncelit, Cevdet Konak, është anëtar i partisë kryesore prokurde të Turqisë.

Partia për Barazi dhe Demokraci të Popullit është shpesh cak i autoriteteve që e akuzojnë atë për lidhje me PPK-në, e cila është e shpallur grup terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.

Kryetari i shkarkuar i Ovacikut, Mustafa Sarigul, është i lidhur me partinë kryesore opozitare, Partinë Popullore Republikane (CHP), e cila fitoi zgjedhjet lokale të mbajtura në fund të marsit.

Të dy, Konak dhe Sarigul i thanë mediave lokale të enjten se akuzat ndaj tyre ishin të pabaza.

Protestues të zemëruar u mblodhën të premten në mbrëmje para bashkisë së Tuncelit, ku disa njerëz tentuan të kalonin një kordon policor, sipas pamjeve të publikuara nga disa media lokale.

Në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, kryetarët prokurdë të tre qyteteve në juglindjen e Turqisë me shumicë kurde, si dhe kryetari i CHP-së i një qarku të Stambollit, u shkarkuan po ashtu për akuza për “terrorizëm”. Shkarkimet e tyre nxitën protesta dhe u dënuan nga Këshilli i Evropës dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

Partia e Konak më 22 nëntor dënoi shkarkimin e dy kryetarëve, duke thënë se “Qeveria ngadalë po shkatërron vullnetin e popullit”.

Ndërkohë, lideri i CHP, Ozgur Ozel, e dënoi vendim, duke e cilësuar si “vjedhje të vullnetit të kombit”.

You Might Also Like

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

Dronët e SBU-së godasin uzinën ruse që furnizonte karburant për raketat Kh-55 dhe Kh-101

Media: Të dyshuarit për atentat ndaj gjeneralit Alekseev janë ndaluar

Një spanjoll i akuzuar për sulme kibernetike ka kërkuar azil në Rusi

Zelensky: SHBA-të po punojnë për të arritur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës deri në qershor.

TAGGED: #Kurdët, #Turqia
Kosova Times November 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Shteti rus lavdëron vrasësit dhe torturon paqeruajtësit

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Gjenden tabela automjetesh, pronarët mund t’i marrin në Graçanicë
Bankat botërore humbën pothuajse 500 miliardë dollarë kapital
Michael Roth: Atmosfera politike në Serbi është gjithnjë e më agresive, i shqetësuar për ofendimin e Gjermanisë
Kontrabandë me mallra në Leposaviq, kamioni me 4 tonë mish bie në përrua
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?