By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stacionet e reja policore në veri: Më shumë siguri apo presion?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Stacionet e reja policore në veri: Më shumë siguri apo presion?
Ballina 1Lajme

Stacionet e reja policore në veri: Më shumë siguri apo presion?

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 7:48 AM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Njohës të fushës së sigurisë, shqiptarë dhe serbë kanë mendime krejtësisht të kundërta sa u përket nënstacioneve policore që Kosova ka nisur t’i ndërtojë në veri. Njëra anë i konsideron ato të domosdoshme për ofrimin e sigurisë, kurse tjetra – të panevojshme dhe formë presioni.

Kosova nisi së voni ndërtimin e disa nënstacioneve policore në veriun e banuar me shumicë serbe. Institucionet thanë se ato do të ofrojnë më shumë siguri, por nga serbët po shihen si të panevojshme dhe një formë presioni.

Autoritetet kosovare njoftuan për nisjen e punimeve për ndërtimin e nënstacioneve në Leshak të Leposaviqit, në Izvor të Zveçanit, dhe tek ura e Bistricës në Leposaviq.

Nga Policia e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se objektet e reja, përfshirë stacionet apo nënstacionet policore, “planifikohen për ndërtim sipas nevojave policore”, dhe “shërbejnë për të ofruar siguri publike dhe ruajtje të rendit kushtetues”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa nënstacione dhe stacione planifikohen të ndërtohen në veri dhe në çfarë lokacionesh.

Në ueb-faqen e Policisë thuhet se në veri janë katër stacione dhe tri nënstacione. Por, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë më herët gjatë nëntorit se në veri janë nëntë nënstacione.

Çështja e ndërtimit të nënstacioneve policore në veri është kundërshtuar nga Serbia dhe nga serbët lokalë.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se këto objekte i sheh si “mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”, ndërkaq vetë banorët janë ankuar se janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga Policia e Kosovës.

Ndërtimi i nënstacioneve të reja është kundërshtuar edhe nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili i ka konsideruar ato si “të panevojshme”.

“Edhe pse ndoshta ka pasur mungesë atje, nuk e di nëse po bëhet për këtë arsye. Megjithatë, ky është një tregues negativ”, ka deklaruar ai për radion serbe në Kosovë, Kim.

Qëllimi i ndërtimit të objekteve policore

Lidhur me ndërtimin e këtyre objekteve kanë mendime të ndryshme edhe njohësit e fushës së sigurisë, shqiptarë dhe serbë.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi, vlerëson se qëllimi i këtyre objekteve të reja policore do të jetë në funksion të ofrimit të sigurisë më të madhe për komunitetet.

“Këto [stacionet dhe nënstacionet] janë për sigurinë e tyre në rend të parë, dhe assesi nuk paraqesin ndonjë presion apo rrezik për qytetarët”, shprehet ai për Radion Evropa e Lirë.

Duke folur për kundërshtimin e shprehur për këto nënstacione, Ibishi deklaron se Serbia po tenton ta politizojë këtë çështje.

“Mendoj që ato do të japin një mbështetje shtesë në aspektin e sigurisë për të gjitha komunitetet që janë jo vetëm në veri të Kosovës, por gjithandej”, thotë Ibishi.

Por, ndryshe mendon Sërxhan Simonoviq, ekspert për sigurinë në Qendrën Humane në Mitrovicë të Veriut.

Ai thotë për REL-in se institucionet e Kosovës, sipas tij, po i ndërtojnë këto nënstacione për ta larguar vëmendjen nga, siç shprehet ai, problemet reale me të cilat përballen serbët në veri, si niveli i lartë i papunësisë dhe i korrupsionit, dhe standardi i ulët jetësor.

“Për mendimin tim, hapja e nënstacioneve të reja është një presion më shumë, sigurisht, ndaj serbëve”, thotë ai, duke shtuar se nënstacionet “nuk do të sjellin siguri as për njerëzit në veri, as për njerëzit në jug”.

Por, Ibishi thotë se nënstacionet e reja jo vetëm që ofrojnë mundësi për vendosjen e kapaciteteve të Policisë, por edhe që qytetarët të “realizojnë të drejtën e tyre për siguri” dhe për marrje të shërbimeve.

“Më kujtohet që Mitrovica nuk ka pasur vend për mbajtje policore. Por, është dashur t’i dërgojë [të ndaluarit] në Leposaviq apo Vushtrri. Dhe, kjo ka paraqitur një problem më vete”, thekson Ibishi.

Besimi i qytetarëve ndaj Policisë

Serbët në veri ankohen për Policinë, të cilën e quajnë “joprofesionale”.

Shumica e zyrtarëve policorë në atë pjesë të Kosovës aktualisht janë shqiptarë, pasi në fund të vitit 2022 serbët dhanë dorëheqje nga Policia, si pjesë e tërheqjes kolektive nga institucionet e Kosovës në veri.

Tani, në veri të Kosovës, nga më shumë se 300 policë, vetëm 60 janë serbë.

Duke folur për nivelin e besimit ndaj këtij institucioni, Simonoviq thotë se “njerëzit nuk i besojnë aspak Policisë, dhe e shohin atë si burim të kërcënimit, e jo si një institucion në shërbim të qytetarëve, që t’iu ofrojë siguri”.

Megjithatë, ai thekson se kjo nuk ka të bëjë vetëm me përbërjen etnike të Policisë, pasi, sipas tij, edhe kur serbët ishin pjesë e këtij institucioni, “niveli i besimit nuk ishte aq i lartë”.

Ai konsideron se për rritjen e besimit, Qeveria e Kosovës duhet të shqyrtojë ndonjë strategji të re, e jo të ndërtojë objekte të reja policore.

Me gjithë kritikat nga serbët, Ibishi vlerëson se ndërtimi i objekteve policore është i domosdoshëm, teksa nënvizon se Policia në veri ka pasur objekte me qira për stacione, duke përmendur këtu ato në Zveçan dhe Zubin Potok.

Për ndërtimin e stacioneve dhe bazave policore, Qeveria e Kosovës në maj vendosi për shpronësimin e mbi 100 parcelave në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ky vendim u kritikua nga shtetet e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia – të cilat kërkuan që shpronësimi të vlerësohet në bazë të ligjshmërisë, të drejtave të njeriut dhe interesit publik, e jo në bazë të përkatësisë etnike të qytetarëve.

Qeveria shpesh ka deklaruar se dëshiron të shtrijë sovranitetin në veri dhe të vendosë rend dhe ligj, duke e luftuar kontrabandën e kriminalitetin.

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

TAGGED: #Stacionet e reja policore, #Veri
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KRU “Gjakova” me thirrje për mos keqpërdorim të ujit, disa pa ujë për pije

Kosova Times Kosova Times August 13, 2024
Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë
Numri i krimeve veçanërisht të rënda në Rusi vendosi një rekord 13-vjeçar pas faljes masive të të burgosurve
Loriana Kuka fiton ndeshjen e parë në Grand Slamin e Parisit
Kadrijaj: VV po e bllokon situatën me kandidaturën për kryeparlamentare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?