By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthime në një nga uzinat më të mëdha petrokimike të Rusisë, si dhe në një fabrikë dronësh në flakë
December 23, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 23, 2025
Moti në Shqipëri me reshje të dëborës në zonat malore
December 23, 2025
Horoskopi ditor për 23 dhjetor 2025
December 23, 2025
Mot kryesisht i vranët, temperatura deri në 8°C
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpushimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpushimi
Rajon / Botë

Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpushimi

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 8:45 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – ka kryer sulm në zonën kufitare, që është nën kontrollin e Izraelit, më 2 dhjetor, pasi Izraeli ka kryer disa sulme brenda Libanit që kur marrëveshja për ndaljen e armiqësive hyri në fuqi javën e kaluar.

Hezbollahu tha se sulmi i tij – që ishte i pari që nga armëpushimi – ishte paralajmërim në përgjigje të atyre që tha se ishin shkelje të vazhdueshme të armëpushimit nga Izraeli.

Ushtria izraelite tha se dy predha u lëshuan drejt malit Dov, që është një territor i kontestueshëm i cili është nën kontrollin e Izraelit. Ky vend gjendet ku ndodhet kufiri mes Libanit, Sirisë dhe Izraelit.

Nga sulmi i Hezbollahut nuk u raportua për viktima e as dëme materiale.

Ky grup libanez tha se sulmoi pozicionet ushtarake izraelite në këtë zonë si “paralajmërim” për ato që i cilësoi si “shkelje të vazhdueshme” të armëpushimit.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, hyri në fuqi javën e kaluar dhe parasheh ndërprerje të luftimeve për 60 ditë, duke synuar që t’i japë fund luftimeve mbi 1-vjeçare mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Që atëherë, Izraeli ka kryer një sërë sulmesh ajrore në Liban. Sulmet e fundit, Izraeli i kreu të hënën, kur një dron vrau një person që po udhëtonte me motoçikletë në jug të Libanit dhe një sulm tjetër goditi një buldozer të ushtrisë libaneze në qytetin verilindor të Hermelit, duke lënë të plagosur një ushtar.

Izraeli tha se sulmet ishin në përgjigje të shkeljeve të armëpushimit nga Hezbollahu, por nuk dha detaje se për çarë shkeljesh bëhet fjalë.

Edhe në ditët paraprake ka pasur sulme në Liban.

SHBA-ja dhe Franca kanë për detyrë të monitorojnë të gjitha shkeljet e armëpushimit. Izraeli tha se, sipas marrëveshjes së armëpushimit, rezervon të drejtën që të përgjigjet nëse armëpushimi shkelet.

Hezbollahu ka gjuajtur raketa drejt veriut të Izraelit që nga nisja e luftës në Gazë në tetor të vitit 2023. Ky grup ka thënë se do të ndalë sulmet vetëm pasi Izraeli t’i japë fund luftës së tij në Gazë. Luftimet mes palëve u përshkallëzuan në tetor, kur Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Liban.

Në 14 muajt e fundit, Izraeli ka vrarë pothuajse të gjithë udhëheqjen e Hezbollahut, përfshirë udhëheqësin e kamotshëm, Hassan Nasrallahun, dhe ka shkatërruar arsenalin ushtarak të grupit.

Izraeli është zotuar se do të sigurohet që Irani të mos vazhdojë ta financojë dhe armatosë grupin dhe ka paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Assad, kundër lehtësimit të ndihmës iraniane për Hezbollahun.

You Might Also Like

Shpërthime në një nga uzinat më të mëdha petrokimike të Rusisë, si dhe në një fabrikë dronësh në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Makina përplaset me turmën në paradë në Holandë, nëntë të plagosur

Anglezi akuzohet se e drogoi gruan e tij për 13 vjet dhe solli burra për ta përdhunuar

Zelensky: Rusët morën fëmijë nga fshatrat në kufi. U shokova nga sjellja e prindërve

TAGGED: #Hezbollah, #Izrael
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

OBSH: Miliarda raste të malaries u parandaluan këtë shekull

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
Power krahason vitin 99′ në Kosovë me tani: Vështirë që të gjejë fjalët, ka hedhur hapa gjigantë
Haradinaj: Dëshirojmë t’i marrim zemrën popullit amerikan
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
Ngritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës po monitoron 25 produkte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?