By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është dieta e çiftit turk : falë saj, Halit humbi 14 kilogramë dhe Berguzar 7 kilogramë
May 19, 2025
36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve
May 19, 2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
May 19, 2025
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
“Odisejada” e talljes së deputetëve edhe sot në seancën e 18…
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letra e Thaçit për FSK-në në veri, “ende e vlefshme”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Letra e Thaçit për FSK-në në veri, “ende e vlefshme”
Ballina 1Lajme

Letra e Thaçit për FSK-në në veri, “ende e vlefshme”

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 6:35 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Zotimi i Kosovës për të mos e dërguar Forcën e saj të Sigurisë në veri të vendit, pa pëlqimin paraprak të NATO-s, është i vlefshëm edhe sot, kur mandati i kësaj force ka ndryshuar, thotë për Radion Evropa e Lirë Besfort Rrecaj, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Sipas tij, deklaratat e njëanshme lëshohen nga shtetet dhe si të tilla konsiderohen obligative.

“Kosova duhet ta respektojë atë, për aq kohë sa nuk ndryshohet nga ndonjë kryeministër ose nga ndonjë përfaqësues tjetër i shtetit të Kosovës”, thotë Rrecaj.

Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letërkëmbim me shefin e atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u zotua se FSK-ja nuk do të dislokohet në veri – zonë e banuar me shumicë serbe – pa u dakorduar paraprakisht me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë jap garanci se FSK-ja do të ndërmarrë mision në veri të Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në letrën që mban nënshkrimin e Thaçit dhe datën 19 prill, 2013.

Letra që Thaçi i kishte dërguar Sekretarit të Përgjithëm të NATO-s.

Veriu i Kosovës është shpesh vatër tensionesh, pasi popullata shumicë serbe – e dirigjuar nga Beogradi – vështirë u bindet autoriteteve të Kosovës.

Letërkëmbimi me NATO-n besohet të jetë bërë në përpjekje për ta mbajtur situatën atje nën kontroll.

Por, më shumë se një dekadë më vonë, ka zëra që thonë se ky zotim si i tillë nuk është më i vlefshëm, sepse statusi i FSK-së nuk është më i njëjti.

“Për NATO-n, FSK-ja nuk ka ndërruar, por ne e kemi ndërruar [misionin e saj përmes ndryshimeve ligjore]”, thotë për Radion Evropa e Lirë Avni Arifi, dikur shef i kabinetit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas tij, FSK-ja nga viti 2018 e ka siguruar mandatin ushtarak, të cilin nuk e ka pasur në kohën kur është bërë letërkëmbimi me NATO-n.

Pse flitet tash për FSK-në veri?

Pas incidentit të 29 nëntorit në Zubin Potok, ku një shpërthim i fuqishëm dëmtoi kanalin kritik të Ibër-Lepencit, KFOR-i tha se institucionet e Kosovës i kanë kërkuar autorizim për dërgimin e mundshëm të FSK-së në zonën e prekur, por se misioni e ka refuzuar.

“Komandanti i KFOR-it nuk e ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i”, tha ky mision në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

REL-i kërkoi koment për këtë çështje nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, por nuk mori.

Një ditë më herët, kryeministri Albin Kurti nuk konfirmoi se ka kërkuar një leje të tillë, por tha vetëm se “ushtria jonë – bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 – nuk mund të shkojë në veri”.

“Ndaj, situata atje nuk është e njëjtë si në pjesët e tjera të vendit tonë”, tha Kurti në një konferencë për gazetarë.

Duke e konsideruar si të dëmshme për vendin, ai e dërgoi letrën e Thaçit në prokurori në vitin 2021, por në lidhje me të nuk u mor ndonjë vendim.

Po atë vit, gjatë një vizite që zhvilloi në Prishtinë, shefi i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dakordimi për FSK-në në veri mbetet i vlefshëm.

“Kur nënshkruani një marrëveshje, ajo vazhdon [edhe] kur keni persona të rinj në pozita përgjegjëse”, tha Stoltenberg, duke komentuar vendimin e Kurtit për ta dërguar letrën në prokurori.

“FSK-ja ka tani mandat ushtarak”

Arifi, i cili ka shërbyer në kabinetin e Haradinajt nga viti 2017 deri më 2020, thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes ligjit, ka siguruar mandatin e saj ushtarak, të cilin nuk e ka pasur në vitin 2013.

Kuvendi i Kosovës, në vitin 2018, miratoi ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të FSK-së në ushtri.

Ligji për FSK-në, i cili hyri në fuqi në janar të 2019-ës, thotë se kjo forcë “mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Arifi thotë se, asokohe, vendet partnere të Kosovës i kanë kërkuar Haradinajt që ta rinovonte marrëveshjen për mosdërgimin e FSK-s në veri.

“Haradinaj u ka thënë ‘jo’… ‘konsiderojmë që [FSK-ja] duhet të ketë mandat të plotë dhe se Ministra e Mbrojtjes duhet të jetë operative në të gjithë Kosovën’. Haradinaj ka refuzuar, mirëpo ka thënë se koordinimi me NATO-n është esencial dhe nuk ndodh kurrë asgjë pa koordinim me NATO-n”, thotë Arifi.

Sipas tij, nëse kryeministri Kurti kërkon bazë ligjore për ta dërguar FSK-në veri, ai atë e ka – nisur nga pikëpamja e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa nga pikëpamja e NATO-s, thotë ai, misioni i FSK-së nuk ka ndryshuar dhe mbetet ai i vitit 2008, kur ajo kishte mision “t’i ndihmonte autoritetet civile në përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera”.

“Letra ka karakter obligues”

Profesori Rrecaj nuk pajtohet. Ai thotë se letra e Thaçit ka karakter juridik obligues për Kosovën.

Sipas tij, ajo është një deklaratë e njëanshme, por rezultat i diskutimeve të përfaqësuesve institucionalë të Kosovës me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Për më tepër, shton Rrecaj, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është ende në fuqi dhe, bazuar në të, interpretimi final i situatës së sigurisë në Kosovë i takon KFOR-it.

“Sipas Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha shtetet janë të obliguara t’i respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe vendimet e tij. Rrjedhimisht, kjo vlen edhe për Kosovën”, thotë Rrecaj.

KFOR-i u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pas përfundimit të luftës më 1999.

Rezoluta 1244 e tij i autorizoi shtetet anëtare të OKB-së për të mbajtur një prani ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, e cila sot ka mbi 4.400 trupa.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.

Për dallim prej FSK-së, shkuarja e Policisë së Kosovës në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, nuk është e kufizuar.

You Might Also Like

36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

Krasniqi: VV e painteresuar pë zhbllokim, jemi shtet në gjendje emergjente

Protestojnë punëtorët e `Pastrimit` para komunës së Prishtinës

TAGGED: #FSK, #Hashim Thaçi, #Letra, #Veri
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania planifikon dislokimin 5-vjeçar të trupave për të ndihmuar në rindërtimin e ushtrisë së Ukrainës, për të penguar Rusinë

Kosova Times Kosova Times April 11, 2025
Baerbock: Bota i ka kërkuar Putinit të mos bëjë kërcënime bërthamore
Krem spanjoll i Vitit te Ri Catalana
Ministrat e NATO-s sot diskutojnë edhe për situatën në Kosovë
E konfirmon aksionari i Rapidit: Rrahmani te Sparta e Pragës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?