By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani takoi Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani takoi Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa
Lajme

Osmani takoi Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 1:28 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

Në këtë takim, Presidentja Osmani e ka uruar atë për detyrën e re, duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit në interes të përbashkët.

Presidentja Osmani diskutoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, sulm ky që kishte për qëllim që të linte një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës pa ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me pengesa në sistemin e telekomunikimit. Ajo prezantoi para Presidentit Costa dëshmitë për lidhjet e Serbisë me këtë sulm, si dhe me sulmin e shtatorit të vitit të kaluar, i cili ishte akt agresioni ndaj Kosovës. Ajo shtoi se kryeterroristi që kishte zbatuar urdhrat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës, pra Radojqiç, akoma është i lirë dhe kjo dëshmon mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktet e agresionit ndaj Kosovës.

Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e plotë të Kosovës për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar për  hetimin e aktit terrorist kundër infrastrukturës vitale në Kosovë, gjersa i ka falënderuar BE-në, SHBA-të si dhe shtetet e tjera të NATO-s, dhe përtej për solidaritetin e treguar dhe ndihmën e ofruar. Ajo potencoi se është shumë me rëndësi, që përveç hetimit, puna jonë e përbashkët të fokusohet edhe në parandalimin e sulmeve të reja.

Presidentja theksoi se në mënyrë që të garantohet stabilitet në Ballkanin Perëndimor është më rëndësi që të jemi unik në luftimin e kërcënimeve që rrezikojnë paqen dhe sigurinë e Kosovës dhe gjithë rajonit.

Ajo shtoi se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj të integrimit evropian, ndaj kërkoi mbështetje për avancimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE. Për më tepër, Presidentja nënvizoi se heqja e masave kufizuese do të ishte një mesazh i fuqishëm për Kosovën për të kontribuar në vlerat dhe vizionin e përbashkët të Bashkimit Evropian, duke argumentuar sërish se ato janë të padrejta dhe se e dëmtojnë më së shumti popullin e Kosovës, por edhe vet parimin e balancit dhe paanshmërisë në dialogun Kosovë-Serbi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar

Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut

Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina

Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm

Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj

TAGGED: #Antonio Costa, #Vjosa Osmani
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mustafa: Herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Kosovës

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Gjykatësi që lëshoi ​​urdhër-arrestin për Putinin drejton GJNP-në
Bomba limoni me biskota
Fija e hollë e anëtarësimit në KiE
Programi i Kuponëve: Mbështetje deri në 150 euro për fëmijët me asistencë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?