By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: USAID, program rehabilitimi për gratë ish-ushtarake në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > USAID, program rehabilitimi për gratë ish-ushtarake në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

USAID, program rehabilitimi për gratë ish-ushtarake në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 6:13 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Për shumë ushtarë në vijën e frontit, trauma e luftës mund të jetë po aq e vështirë për t’u përballuar sa edhe vetë lufta. Për t’i ndihmuar, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID, ka krijuar një program për të mbështetur gratë veterane ukrainase, familjet e personave të zhvendosur brenda vendit dhe të afërmit e ushtarakëve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Kosstutschenko, kjo është pjesë e një programi të USAID-it për t’i ndihmuar pjesëmarrësit të mbështeten tek aftësitë e tyre.

“Më jep një paqe të jashtëzakonshme…”, thotë ish-ushtarakja ukrainase Kateryna Kotlyarova.

36-vjeçarja Kateryna Kotlyarova kaloi dy vite duke luftuar ushtarët rusë në Ukrainë. Ajo u lirua nga ushtria në fillim të verës, por lufta nuk u ndal. Kur u kthye në shtëpi, ajo vuante nga pagjumësia. Duke kërkuar ndihmë, zonja Kotlyarova iu bashkua një programi rehabilitimi për të ndihmuar për rikthimin e mirëqenies së saj mendore.

“Jam e përqendruar tek ajo që po bëj. Është punë në ekip – dhe kjo është e pabesueshme! Nuk jemi thjesht njerëz të rastësishëm, secila prej këtyre vajzave ndan një përvojë të ngjashme, një rrugë të vështirë dhe ne e kuptojmë njëra-tjetrën në mënyrë perfekte!”, thotë Katerina.

Anëtare e ekipit është edhe motra e saj më e vogël, Olesya. Në vitin 2014, ajo ndoqi shembullin e Katerynës dhe shkoi në Donbas për t’ju bashkuar një batalioni vullnetarësh. Në vitin 2022, ajo u bë pjesë e batalionit të motrës së saj. Ishte Olesya ajo që inkurajoi motrën e saj më të madhe të anëtarësohej në klubin e jahteve dhe tani po ndjek me kënaqësi rikuperimin e Katerynës.

“Ajo fle shumë më mirë tani; pati pagjumësi për një kohë të gjatë… U përpoqëm për një periudhë të gjatë me pilula gjumi, por tani nuk i ka më të nevojshme. Lundrimi me jaht i jep asaj paqe dhe harmoni!”, thotë Olesya.

Kapitene dhe themeluese e programit të rehabilitimit të veteraneve është 43-vjeçarja Viktoriya Pototska, e apasionuar pas jahteve sportive për mbi 10 vite. Ajo shoqëronte bashkëshortin e saj në garat në det, derisa ai iu bashkua forcave të armatosura në vitin 2022.

Në verën e vitit 2024, me mbështetjen e USAID-it, zonja Pototska filloi kurset e jahteve për gratë që janë ndikuar më shumë nga lufta.

“Ata na ndihmuan në realizimin e këtij projekti për rehabilitimin e bashkëshorteve të ushtarakëve, veteranëve, të zhvendosurve. Ne zgjodhëm 16 gra, nga 120 aplikime që na erdhën nga e gjithë Ukraina”, thotë zonja Pototska.

Këtë verë gratë morën pjesë për herë të parë në një garë me varka me vela. Disa, si ish-infermierja 41-vjeçare Iryna Vitiv, burri dhe djali i së cilës janë në vijën e parë të frontit, tani po stërviten për garat ndërkombëtare për vitin e ardhshëm. Lundrimi me jaht i ka dhënë Irynës një qëllim të ri dhe një profesion të ri të mundshëm: instruktore lundrimi.

“Të lundrosh me jaht është si të zotërosh një gjuhë tjetër, është një aftësi krejtësisht e ndryshme që nuk e kisha fare më parë. Por iu futa dhe tani po bëj kursin e kapitenit dhe ëndërroj të marr një licencë kapiteni!”, thotë Iryna.

Në tetor, këto gra morën pjesë në garën “Velat e Fitores” për luftëtarët që janë në fazën e rehabilitimit.

Me 30 anije, aktiviteti vendosi një rekord të ri kombëtar për grumbullimin më të madh të veteranëve të luftës në gara lundrimi në Ukrainë.

You Might Also Like

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

TAGGED: #Ukrainë, #USAID
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Varfëria, jo heroizmi, krijoi ‘Fshatin e Lavdisë Ushtarake’ të Rusisë

Kosova Times Kosova Times August 5, 2025
Parandalohet rast i shmangies doganore në Vermicë, kapet pluhur kolagjeni
Inflacioni në Turqi, nën 40 për qind për herë të parë këtë vit
HANDIKOS ofroi mbi 700 pajisje ndihmëse më 2022 — 74 fëmijë përfituan nga shërbimet sociale
Turistët britanikë hapin sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?