By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marrja e qytetit kyç nga militantët, “pikë kthese” në luftën siriane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Marrja e qytetit kyç nga militantët, “pikë kthese” në luftën siriane
Ballina 2Rajon / Botë

Marrja e qytetit kyç nga militantët, “pikë kthese” në luftën siriane

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 11:02 AM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Militantët kanë marrë kontrollin e qytetit të dytë të madh në Siri, në atë që ekspertët e vlerësojnë si pikë kthese në luftën civile 13-vjeçare në këtë shtet.

Grupi militant, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), dhe aleatët e tij kanë marrë qytetin Hama më 5 dhjetor, disa ditë pasi morën nën kontroll qytetin e dytë më të madh sirian, Alepo.

Përparimi i shpejtë është një goditje e madhe për presidentin Bashar al-Assad, i cili varet në aleatët e tij kryesorë, Irani dhe Rusia, për të qëndruar në pushtet që kur shpërtheu konflikti më 2011.

Rënia e qytetit Hama “ilustron se kjo ofensivë ka fuqi të madhe dhe nuk është vetëm një ofensivë e shpejtë”, tha Aaron Y. Zelin, hulumtues i lartë në Institutin e Uashingtonit.

Hama është kyç në mbrojtjen e kryeqytetit, Damask, dhe një portë për qytetet detare të Sirisë – qendra e alavitëve, sekt i islamit shiit të cilit i përkasin Assadi dhe shumë nga mbështetësit e tij. Në bregdet po ashtu gjendet një bazë strategjike detare ruse dhe një bazë ajrore.

“Kjo e bën më të lehtë [për militantët] që potencialisht të marrin Damaskun”, tha Zelin.

Phillip Smith, ekspert për bashkëpunëtorët e Iranit dhe milicive shiite, tha se rënia e Hamas “ndryshon lojën”, me militantët “që demonstrojnë se makineria ushtarake e Assadit është e brishtë”.

Megjithatë, pavarësisht humbjes së dy qyteteve kyçë në më pak se një javë, Assadi ende nuk përballet me një krizë ekzistenciale, thanë ekspertët.

Forcat qeveritare siriane – që përballen me moral dhe paga të ulëta, por edhe me mosfunksionimin e zinxhirit komandues – ende kontrollojnë Homsin, qytetin e tretë më të madh, si dhe kryeqytetin, Damaskun.

Teksa militantët vazhdojnë të avancojnë drejt jugut në “territoret kryesore të regjimit”, tha Zelin, ata do të përballen me rezistencë më të ashpër.

Assadi varet shumë nga Teherani dhe Moska për të forcuar ushtrinë e tij. Por, dy shtetet janë të shpërqendruara nga krizat e tyre.

Që nga viti 2013, Irani ka dislokuar qindra oficerë të Gardës Revolucionare Islamike për të rekrutuar dhe trajnuar dhjetëra mijëra luftëtarë lokalë dhe të huaj shiitë.

Fushata ajrore e Rusisë kundër pozicioneve të rebelëve që nga viti 2015 ka ndihmuar Qeverinë siriane dhe milicitë proiraniane që të rimarrin pjesë të mëdha të territorit.

Moska është e zënë me luftën e saj në Ukrainë. Irani është përqendruar në konflikte të tjera në Lindjen e Mesme, përfshirë në Liban dhe në territoret palestineze.

Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, një tjetër kryesor lojtar në konfliktin sirian dhe aleat i Damaskut, është dobësuar shumë pas luftës njëvjeçare me Izraelin.

Moska dhe Teherani kanë qenë të ngadalshme sa i përket ofrimit të mbështetjes për Assadin. Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj zonave të mbajtura nga militantët dhe milicitë shiite të mbështetura nga Irani, kanë shkuar në vijat e frontit.

Por, është e paqartë nëse kjo ndihmë do të jetë e mjaftueshme për të ndalur përparimin e HTS-së – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara – dhe aleatëve të tij.

“Irani kërkon mbështetje ajrore për milicitë e tij dhe rekrutët, por Rusia po e ka të vështirë që të japë një mbështetje të tillë për shkak të Ukrainës”, tha Smith.

“Për më tepër, lufta Izrael-Hamas-Hezbollah ka qenë jashtëzakonisht e kushtueshme për aparatin komandues dhe të kontrollit të Iranit në Siri, që varej nga Hezbollahu. Tani, ky proces është më i ngadalshëm se më parë”. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

TAGGED: #Militantët, #Siri
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Meta publikon VIDEO-n: Këtu kalon gjarpri, por jo treni

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Rama u bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nëse nuk e kanë të nevojshme
Shtyhet shpallja e aktgjykimit ndaj Trumpit deri pas zgjedhjeve
Shtyhet ndeshja e Trepçës në FIBA Europe Cup, shkak vizat
Ekspertët: Jemi në afatet kushtetuese dhe ligjore për zgjedhje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?