By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale në Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale në Siri
Ballina 2Rajon / Botë

Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale në Siri

Kosova Times
Last updated: 2024/12/17 at 9:34 PM
Kosova Times Published December 17, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat izraelite do të qëndrojnë në një zonë neutrale në anën siriane të kufirit, më konkretisht në majën e malit Hermon, “derisa të krijohet një situatë që nuk përbën rrezik për sigurinë e Izraelit”.

Kryeministri Netanyahu njoftoi për këtë të martën nga maja e malit e mbuluar nga bora, më e larta në rajon, e cila ndodhet në anën siriane të kufirit. Kjo me gjasë është hera e parë që një udhëheqës izraelit hyn në territorin sirian.

Kryeministri Netanyahu tha se qëndroi në majën e malit Hermon para 53 vjetësh si ushtar, por rëndësia e kësaj zone për sigurinë e Izraelit është rritur duke marrë parasysh zhvillimet e fundit.

Izraeli mori nën kontroll një pjesë të Sirisë jugore përgjatë kufirit me Lartësinë Golan, të aneksuar më parë nga shteti hebre, duke e quajtur atë një zonë neutrale, pak ditë pasi rebelët rrëzuan nga pushteti presidentin sirian, Bashar Assad. Marrja nën kontroll e zonës është dënuar me kritikët që akuzojnë Izraelin për shkelje të armëpushimit të vitit 1974 dhe për shfrytëzimin e kaosit në Siri për rrëmbim të territorit.

Kryeministri Netanyahu vizitoi zonën neutrale me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se udhëzoi ushtrinë izraelite që të vendosej aty duke krijuar fortifikime, që tregon për një qëndrim afatgjatë në zonë.

“Maja e Hermonit është sytë e shtetit të Izraelit për të identifikuar armiqtë tanë që janë afër dhe larg”, tha ministri Katz.

Forcat izraelite kanë marrë nën kontroll një zonë të çmilitarizuar afërsisht 400 kilometra katrorë, brenda Sirisë. Zona neutrale midis Sirisë dhe Lartësisë së Golanit u krijua nga OKB-ja pas luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1973. Një forcë paqeruajtëse e OKB-së prej rreth 1,100 trupash ishte e pranishme në atë zonë që atëherë.

Izraeli mori nën kontroll Lartësitë Golan nga Siria gjatë luftës në Lindjen e Mesme të vitit 1967 dhe më vonë i aneksoi, veprim që nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Maja e malit Hermon ndahet midis Lartësisë së Golanit të aneksuar nga Izraeli, Libanit dhe Sirisë. Vetëm Shtetet e Bashkuara e njohin kontrollin e Izraelit mbi Lartësinë e Golanit.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Hermon
Kosova Times December 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

LDK e AAK kundër draftit aktual të Asociacionit, të gatshme për zgjedhje

Kosova Times Kosova Times January 11, 2024
LV-ë 499.999 vota mund t’i fitojë, 500.000 asnjëherë
Gashi: Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga ndryshimet kushtetuese
Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t
Skenari i tmerrshëm i pandemisë së re: ‘Do të kemi vetëm shtatë orë për të parandaluar apokalipsin e zombive’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?