By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk
September 14, 2025
Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës
September 14, 2025
Lista Serbe nis fushatën me retorikë nxitëse, njohësit kërkojnë monitorim
September 14, 2025
Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin
September 14, 2025
Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Ballina 1Lajme

Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/20 at 5:45 PM
Kosova Times Published December 20, 2024
Share
SHARE

Numri i saktë i serbëve në Kosovë mbetet ende i panjohur.

Shumica prej tyre, veçanërisht në veri të Kosovës, e bojkotuan procesin e regjistrimit të popullsisë që u zhvillua nga 5 prilli deri më 24 maj.

Disa u ankuan se askush nuk u trokiti në derë, për ç’gjë Agjencia e Statistikave u përgjigj se kishte probleme edhe me regjistruesit serbë, të cilët, për shkak të “presionit,” refuzuan të kryenin punën e tyre.

Partia kryesore politike serbe, Lista Serbe, deklaroi se serbët thjesht nuk do të merrnin pjesë në regjistrim. Radio Evropa e Lirë raportoi për këtë në fund të majit.

Për këtë arsye, Agjencia e Statistikave, në vend që të publikonte numrin e të regjistruarve, dha një vlerësim për numrin e banorëve serbë në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Sipas vlerësimit të publikuar më 19 dhjetor nga Agjencia e Statistikave, në atë pjesë të Kosovës jetojnë rreth 20.000 serbë. Ndërkohë, në gjashtë komunat e tjera në jug të Ibrit (Graçanicë, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Shtërpcë, Ranillugë) janë regjistruar 27.316 serbë.

Bazuar në rezultatet përfundimtare të regjistrimit të publikuara për të gjithë territorin e Kosovës, duke kombinuar të dhënat nga jugu dhe vlerësimet për veriun, jetojnë gjithsej 53.021 serbë, që përbëjnë 2.31 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Komuniteti serb bojkotoi regjistrimin edhe në vitin 2011, ndërsa në veri nuk u mbajt fare. Në atë kohë, Agjencia e Statistikave vlerësoi se në Kosovë jetonin rreth 25.000 serbë.

Për këtë arsye, që nga viti 1999, numri i këtij komuniteti është vlerësuar nga organizata ndërkombëtare, institucione të Kosovës dhe ato të Serbisë.

Çfarë thonë të tjerët?

Organizata joqeveritare Aktiv, me seli në Mitrovicën e Veriut, në raportin e saj të vitit 2022 “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb të Kosovës”, tha se vlerësimet më të sakta janë ato të OSBE-së dhe ECMI-së (Qendra Evropiane për Çështjet e Minoriteteve).

Sipas kësaj vlerësimi, në vitin 2013 në Kosovë jetonin 146.128 serbë. Nuk ka të dhëna më të reja.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një fjalim në vitin 2019 deklaroi se në vitin 2017 në Kosovë jetonin rreth 95.000 serbë, prej të cilëve 48 për qind në veri dhe 52 për qind në jug.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, nga viti 1999 deri më 2004, rreth 200.000 persona u zhvendosën nga Kosova në Serbi. Megjithatë, sipas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë së Kosovës, kthimi ka qenë shumë i ulët në dy vjetët e fundit. Besohet se janë kthyer rreth 30.000 persona.

Çfarë thonë regjistrat e votuesve?

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ), në zgjedhjet lokale të vitit 2021, të drejtën e votës në dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe e kishin rreth 99.000 votues nga gjithsej 1 milion e 885 mijë e 448 persona.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të prillit 2023, në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të drejtën e votës e kishin rreth 46.000 persona.

Nga ana tjetër, në Serbi, janë regjistruar mbi 119.000 votues në komunat e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara më 23 tetor 2024. Regjistrat e votuesve të udhëhequr nga Ministria e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë nuk ofrojnë sqarime të qarta nëse këto shifra përfshijnë shtetas serbë që jetojnë në Kosovë, të zhvendosur brenda vendit apo kategori të tjera.

Serbët nga Kosova e kanë të drejtën e votës në Serbi për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Pasojat e bojkotit të regjistrimit

Sipas Ligjit për Financimin e Vetëqeverisjes Lokale, ndarja e fondeve për komunat bazohet në numrin e përgjithshëm të popullsisë, numrin e pakicave dhe sipërfaqen gjeografike.

Bekim Salihu nga Instituti GAP paralajmëron se bojkotimi i regjistrimit do të ndikojë negativisht në buxhetin dhe zhvillimin ekonomik të komunave me shumicë serbe.

“Komunat me shumicë serbe do të përballen me buxhete të reduktuara, sepse një pjesë e konsideraueshme e tyre bazohet në numrin e popullsisë. Gjithashtu, këto komuna nuk do të mund të vlerësojnë burimet njerëzore dhe potencialin ekonomik, duke krijuar boshllëqe në strategji apo plane zhvillimi”, tha Salihu.

Gazetarja Ana Marija-Ivkoviq nga Mitrovica e Veriut thekson se të dhënat e regjistrimit mund të keqpërdoren nga të dyja palët: Prishtina dhe Beogradi.

“Prishtina do t’i përdorë projektimet si relevante, ndërsa Beogradi si jorelevante”, thotë ajo.

You Might Also Like

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve

Kurti: Malisheva ka nevojë për ndryshime V. Shala, N. Gjuzi|RTK Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale në Mirushë të Malishevës. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se Malisheva ka nevojë për ndryshime dhe zhvillim, duke ofruar mbështetje në transformimin e komunës. “Malisheva është trevë dhe tokë e njerëzve të ndershëm. Për shumë kohë ky përkushtim është shpërfillur, por tani është koha për ndryshime. Kjo komunë ka nevojë për transformim, e kjo do të vijë përmes qeverisjes qendrore dhe lokale, me Valon Hotin. Qeveria jonë ka investuar në këtë komunë dhe së bashku do të punojmë për zgjidhjen e problemeve me energji elektrike, me ujë të pijshëm, si dhe në fusha të tjera si arsimi dhe perspektiva për të rinjtë e kësaj komune”, ka thënë Kurti. Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Vetëvendosje, Valon Hoti, paraqiti programin dhe kandidatët që do të përfaqësojnë subjektin në zgjedhjet e 12 tetorit duke u zotuar për së ne mandatit e tij do të zgjidhet problemi me mungesë të energjisë dhe ujit në këtë komunë. “Jemi bërë bashkë për rrugëtimin drejt ndryshimit të madh që Malisheva e meriton. Ky është momenti ynë. Zotimi ynë është ujë i pijshëm 24 orë në ditë dhe energji e pandërprerë. Po ashtu, brenda gjysmës së mandatit tonë do të zgjidhim problemin e nënstacionit. Do të punojmë edhe për kanalizimet dhe kolektorin për trajtimin e ujërave të zeza”, premtoi Hoti. Në këtë aktivitet është prezantuar lista e kandidatëve të VV-së për Kuvendin Komunal. Ndërkohë më herët gjatë ditës Kurti së bashku me kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin, kanë vizituar disa banorë të lagjes Petrova në Prizren. Në këtë takim, Kurti tha se me qeverisjes e Vetëvendosjes nuk do të lihen anash asnjë lagje, qoftë në infrastrukturë apo në shërbime publike. Kurti po ashtu premtoi vazhdimin e projekteve me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në secilën lagje.

Muharremaj i AAK-së premtoi mbështetje për fermerët

Shahini: Puna e parë, pastrimi i qytetit

TAGGED: #Regjistrimi i popullsisë, #Serbët
Kosova Times December 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli thotë se e ka rihapur një pikëkalim kyç në Gazë

Kosova Times Kosova Times May 8, 2024
Hoti gozhdon qeverinë për bisedimet për valutat e huaja
Hetohen tri vdekje të dyshimta, një në Gllogoc e dy në Ferizaj
Opozita dhe analistë politik ia adresojnë faturën politike qeverisë për raportin negativ të HRW
Cupcake klasike me fruta të thata dhe arra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?