By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej
Ballina 2Rajon / Botë

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 8:22 AM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE

Kur një aeroplan udhëtarësh me 67 njerëz në bord u rrëzua në tokë në bregdetin e Kazakistanit mëngjesin e 25 dhjetorit, mediat dhe autoritetet ruse vepruan shpejt për t’i theksuar shkaktarët e mundshëm: mjegulla e trashë, përplasja me zogj dhe shpërthimi i një boce oksigjeni në kabinë.

Megjithatë, provat gjithnjë e më të mëdha sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines, i cili po frutonte nga Bakuja drejt Groznit, kryeqytetit të rajonit rus të Çeçenisë, mund të jetë goditur nga një raketë e një kundërajrori që po mbrohej ndaj gjoja një sulmi ukrainas me dronë në Çeçeni, para se ta kalonte Detin Kaspik dhe të rrëzohej afër Aktaut në Kazakistan, duke i lënë të vdekur 38 udhëtarë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.

Provat, shumica e të cilave nuk janë konfirmuar nga autoritetet në Azerbajxhan, Kazakistan apo Rusi, përfshijnë pamje nga brendësia e aeroplanit para rrëzimit të tij, fotografi që shfaqin vrima në bishtin e aeroplanit pas rrëzimit, komentet e një të mbijetuari, dhe dëshmitë që lënë të kuptohet se dyshohej për një sulm me dronë në kohën kur aeroplani u përpoq të aterrojë në Grozni.

Nëse konfirmohet se raketa tokë-ajër është shkaktari i rrëzimit, atëherë kjo do të ishte hera e dytë që një raketë ruse e rrëzon një aeroplan udhëtarësh që nga fillimi i luftës së Moskës në Ukrainë me pushtimin e Gadishullit të Krimesë dhe konfliktin në Donbas një dekadë më parë.

Një raketë ruse që ishte sjellë në territorin e kontrolluar nga forcat e mbështetura na Moska në Donjeck e rrëzoi aeroplanin MH17 të Malaysia Airlines më 17 korrik 2014, duke i vrarë të gjithë 298 udhëtarët dhe ekuipazhin.

Pas rrëzimit, Rusia lëshoi një breshëri pretendimesh të rrejshme dhe teorish të çuditshme për shkaktarin.

“I ekspozuar ndaj pengesave të GPS”

Avioni u nis nga Bakuja para agimit me 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë ekuipazhi. Fluturimi i shkurtër në veriperëndim drejt Groznit duket se kaloi pa incidente për gjysmë ore, por pastaj avioni “u përball me pengesa të mëdha në [sinjalet e Sistemit Global të Pozicionimit] GPS”, sipas Flightradar24, një faqe që gjurmon trafikun ajror në mbarë botën.

Kjo faqe tha se nga ai çast deri rreth 20 minuta para përplasjes në tokë, Flightradar24 herë pas here nuk arriti të marrë dhëna nga avioni dhe në raste të tjera mori të dhëna, por hollësitë mbi vendndodhjen e tij ishin të pasakta ose mungonin.

“Avioni u ekspozua ndaj bllokimit dhe mashtrimit të GPS pranë Groznit”, tha Flightradar24.

Ndërkohë që këto masa vetë nuk ka gjasa ta kenë shkaktuar rrëzimin, ato janë shenjë se në tokë janë bërë përpjekje për t’u mbrojtur kundër ndonjë sulmi me dronë.

Një kanal opozitar çeçen në Telegram dhe Baza, një media ruse e lidhur me shërbimet e sigurisë, raportuan për një sulm me dronë në Grozni rreth kohës kur avioni ishte në atë zonë.

Baza gjithashtu raportoi se aeroporti i Groznit ndaloi pranimin e avionëve për shkak të sulmit të supozuar.

Hulumtuesit e burimeve të hapura konfirmuan sulmin me dron në Çeçeni përmes gjeolokacionit.

Një llogari në Instagram e udhëhequr nga sekretari i Këshillit të Sigurimit Çeçen, Khamzat Kadyrov – i cili është nip i udhëheqësit rajonal autokratik Ramzan Kadyrov – bëri një postim ku tha se një sulm me dronë u zmbraps suksesshëm.

Postimi përmbante edhe një video e asaj që, sipas llogarisë, ishte një dron duke u goditur dhe duke shpërthyer në zjarr. Ky postim u fshi më vonë.

Media shtetërore Grozny-Infrom, duke iu referuar postimit të njëjtë në Instagram, raportoi se Khamzat Kadyrov shkroi se “të gjithë [dronët] u rrëzuan”.

“Diçka shpërtheu”

Sipas një transkripte të shkëmbimeve përmes radios mes ekuipazhit të avionit me emergjencën në Grozni, e cila u publikua më 25 dhjetor nga kanali në Telegram VChK-OGPU, i cili është shpallur “agjent i huaj” nga Rusia, ekuipazhi raportoi se e kishte humbur kontrollin mbi avionin për shkak të një “sulmi zogjsh”.

Raportimi i VChK-OGPU dhe vërtetësia e transkriptes nuk ka qenë e mundur të verifikoheshin. Edhe vetë kanali hedh dyshime mbi mundësinë e përplasjes së zogjve me avionin, pasi tha më 26 dhjetor se dëmet e dukshme në bishtin e avionit pas rrëzimit të tij “tregojnë se një raketë e lëshuar nga një sistem mbrojtës ajror me gjasë shpërtheu pranë avionit”.

Një udhëtar i mbijetuar tha për kanalin shtetëror rus, RT, se avioni i bëri tri përpjekje për t’u ulur në Grozni dhe se në tentimin e tretë “diçka shpërtheu…. Nuk do të thosha se ishte brenda aeroplanit” dhe se një copëz i fluturoi mes këmbëve dhe ia shpoi jelekun e shpëtimit.

Pilotët e larguan avionin nga Grozni, ndërsa transkripti tregoi se ata e pyetën kullën e kontrollit për motin në Mineralnie Vodi dhe Makaçkala, dy qytete relativisht afër.

Por, avioni përfundimisht shkoi drejt lindjes dhe kaloi mbi Kaspik, para se të rrëzohej pranë Aktaut në orën 11:28 të mëngjesit, sipas kohës lokale, rreth një orë pas raportimeve të para se një sulm me dron në Grozni ishte zmbrapsur.

Një video e avionit duke rënë dhe më pas duke u përplasur në tokë tregon se ai ishte i paprekur dhe nuk ishte përfshirë nga zjarri derisa u rrëzua. Fotografitë pas rrëzimit të tij dhe pamjet e pjesës së bishtit të aeroplanit tregojnë vrima të shumta, grisje dhe gërvishtje që vëzhguesit thonë se duken si dëmtime nga copëzat e predhës.

All the videos of the Azerbaijan Airlines flight showing the damage show holes in the wreckage have entry holes on the port side and exit holes on the starboard side, likely with a slight angle from below. pic.twitter.com/z4NxEapLWd

— Oliver Alexander (@OAlexanderDK) December 25, 2024

Skajet e vrimave janë të kërrusura nga brenda, gjë që lë të kuptohet se shpërthimi ka ndodhur jashtë avionit, jo brenda kabinës.

Analisti ushtarak Yan Matveyev tha për Current Time se shpërthimi i një rakete ruse Pantsir S-1 në një distancë nga trupi i avionit mund t’i ketë shkaktuar këto dëme.

Përveç kësaj, pamjet nga brenda aeroplanit para rrëzimit tregojnë dëme të konsiderueshme.

Sipas The Wall Street Journal, firma e sigurisë së aviacionit me seli në Britaninë e Madhe, Osprey Flight Solutions, tha në një alarm për linjat ajrore se avioni “ka mundësi të jetë rrëzuar nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore ushtarake”.

“Videoja e avionit të rrëzuar dhe rrethanave rreth mjedisit të sigurisë së hapësirës ajrore në Rusinë jugperëndimore tregojnë se ka mundësi që avioni të jetë goditur nga ndonjë formë zjarri kundërajror”, citoi Journal shefin e inteligjencës nga Osprey, Matt Borie.

Avioni “u rrëzua nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore”, shkroi Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës Kundër Dezinformimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, në një postim në X më 25 dhjetor.

Ai nuk dha prova përtej pamjeve, raportimeve në media dhe informacioneve nga burimet e hapur ekzistuese.

Ukraina ka kryer sulme të shumta me dronë ndaj objektivave ushtarake në Rusi që kur presidenti rus Vladimir Putin nisi e pushtimin e plotë në shkurt të vitit 2022. Sulmet me dronë në Çeçeni dhe pjesë të tjera të Kaukazit të Veriut janë shtuar muajt e fundit.

Autoritetet në Kazakistan, Rusi dhe Azerbajxhan kanë thënë se nuk do ta komentojnë shkakun e rrëzimit të avionit derisa të përfundojë hetimi dhe zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u bëri thirrje të tjerëve që të mos transmetojnë “hipoteza”.

Në Çeçeni, Ramzan Kadyrov nuk ka thënë më shumë se shprehja e ngushëllimeve.

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

TAGGED: #Azerbaijan Airlines, #Kundërajrorët rusë
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Më shumë se 50 rusë njihen si kriminelë lufte në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Sylvinho: Të gjithë jemi nën lupë, miqësoret vijnë përpara “Euro 2024”
Përplasje lidhur me themelimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore
Zelensky do të takohet me Bidenin dhe Macronin gjatë qëndrimit në Francë
Vuçiq i drejtohet pasdite kombit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?