By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zana e qilimave – artizania që çon traditën nëpër botë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Zana e qilimave – artizania që çon traditën nëpër botë
Ballina 2Lajme

Zana e qilimave – artizania që çon traditën nëpër botë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/26 at 5:15 PM
Kosova Times Published January 26, 2025
Share
SHARE

Suzana Hoxha end qilima tash e 30 vjet. Zanatin që ka trashëguar nga nëna dhe gjyshja, ua ka mësuar vajzës dhe nuses së djalit, por edhe mbesës 12 vjeçe.

Njësoj thotë se do t’ia mësojë edhe mbesës tjetër një vjeçe.

“Mezi pres të bëhet dy vjeçe e ta ul në tezgjah. Ashtu kam bërë edhe me mbesën e madhe. Dua shumë që ky zanat të mbetet dhe të mbijetojë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Suzana, apo, siç e njohin të gjithë në Elbasan, Zana e qilimave.

Tezgjahu apo veku siç njihet në popull, ku Suzana Hoxha i punon qilimat e saj.
Tezgjahu apo veku siç njihet në popull, ku Suzana Hoxha i punon qilimat e saj.

Ajo tregon se ka punuar për vite me radhë në ndërmarrjen e qilimave në Elbasan – qytet ky në qendër të Shqipërisë.

Pas viteve ’90, kur shumë ndërmarrje prodhuese u shkatërruan, Zana mendoi se si mund të vijonte ta ushtronte këtë zanat.

“Në atë kohë, ata që ishin pronarë të tokës ku ishte ndërtuar ndërmarrja, po mendonin t’i çonin makineritë e tezgjahut në uzinën e metalurgjikut për t’i shkrirë. Kam bërë sakrificë të madhe për t’i blerë ato. Kam marrë para borxh, sepse nuk kisha”, kujton Zana.

Ajo thotë se nuk mund të imagjinonte se si ato makineri që kishin prodhuar mijëra qilima, do të përfundonin duke u shkrirë në zjarrin e uzinës.

“U gëzova shumë që arrita t’i blej. Kështu, nisa punën në shtëpinë time”, thotë Zana.

Qilim me motive tradicionale.
Qilim me motive tradicionale.

Copëza qilimash dhe kujtimesh

Ajo punon qilima me motive tradicionale, por ka shtuar edhe elemente moderne, kohëve të fundit.

“Porositë kryesore i kam nga Kosova. Shpesh vijnë me një copë të vogël qilimi dhe më thonë se e kanë pasur kujtim nga nëna. Për shkak se shtëpitë u janë djegur gjatë luftës, por u ka mbetur një copë e vogël, e vjetër, një motiv, ata duan që unë t’ua punoj ashtu siç i kanë pasur”, thotë 50-vjeçarja.

Aktualisht, ajo është duke punuar në një porosi që i ka ardhur nga një shqiptare në Belgjikë – një qilim me përmasa 2 me 3 metra, me ngjyrë të kuqe dhe me shqiponjën dykrerëshe në mes.

Qilim me figura shqiponje, i punuar nga Suzana Hoxha.
Qilim me figura shqiponje, i punuar nga Suzana Hoxha.

Porosi nga e gjithë bota

Gjatë ushtrimit të këtij zanati, Zana thotë se ka pasur edhe momente të vështira, sidomos gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kur shumica e blerjeve janë pakësuar.

“Por, me paraqitjen e punës sime edhe online, kam nisur të marr porosi edhe nga Zelanda e Re, Amerika, Kanadaja, Australia, Kina… Madje prej andej kam disa klientë besnikë që gjithnjë kërkojnë qilima”, thotë Zana.

Ajo tregon se, së voni, është shtuar interesimi nga të huajt për qilimat shqiptarë, sepse, siç thotë, ata e vlerësojnë më shumë punën e dorës.

“Të bësh një qilim mesatar 1.5 m me 2 metër merr dy javë kohë, nëse punon çdo ditë nga 8 orë. Një qilim me detaje mund të dojë edhe një muaj, edhe pse mund ta ketë të njëjtën madhësi”, thotë artizania, duke shtuar se vlerat e tyre ndryshojnë, varësisht madhësisë, motiveve apo detajeve.

Qilim i porositur nga një emigrant në Belgjikë.
Qilim i porositur nga një emigrant në Belgjikë.

Artizania ngjyros fijet e leshit në mënyrë natyrale

Zana përdor një teknikë tejet të veçantë për t’i ngjyrosur fijet e leshit, me të cilin punon në tezgjah.

“Ngjyrosjen e fijeve të leshit nuk e bëj me kimikate, por në mënyrë natyrale, ashtu si nënat tona dikur që kanë gjetur zgjidhje për gjithçka. Për ngjyrën e zezë përdor gjethet e frashrit, për ngjyra të tjera përdor gjethet e dafinës, lëvoren e qepës, panxharin etj. Lëngut të bimëve, para se t’i fus fijet e leshit në të, i shtoj edhe kripë, për ta forcuar ngjyrën. Vetëm e kuqja kërkon ngjyrosje me kimikate”, tregon Zana.

Ajo thotë se është e lumtur që shumë qytetarë nuk e kanë më atë dëshirën e pas viteve ‘90 për t’i flakur tej qilimat dhe për të blerë tapete.

Tani ndodh e kundërta dhe Zana thotë se e vëren këtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe te shqiptarët jashtë vendit.

Qilim me ngjyrë të kaltër i punuar nga Suzana.
Qilim me ngjyrë të kaltër i punuar nga Suzana.

Mungesë e mbështetjes nga shteti

Zana tregon se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga shteti.

“Jam ftuar në shumë aktivitete, më kanë nxjerrë në rrjetet e tyre sociale, më kanë bërë prezantime shumë të bukura, por kaq – vetëm fjalë të bukura”, thotë ajo.

Një tjetër qilim, me lule, i punuar nga Suzana Hoxha.
Një tjetër qilim, me lule, i punuar nga Suzana Hoxha.

Mbështetja e saj më e madhe mbeten dy fëmijët e saj – vajza dhe djali.

Ajo tregon se disa herë ka dashur ta mbyllë si aktivitet, për shkak të vështirësive të ndryshme, por se fëmijët e kanë nxitur dhe ndihmuar gjithnjë dhe për këtë është falënderuese.

Një tjetër qilim tradicional i punuar nga Suzana Hoxha.
Një tjetër qilim tradicional i punuar nga Suzana Hoxha.

Problem për të, megjithatë, mbetet gjetja e punëtorëve.

Edhe pse aktualisht punon vetëm, kur ka fluks porosish dhe i duhet ndihmë, nuk arrin të gjejë punëtorë.

Për të realizuar në kohë porosinë, ajo kërkon ndihmën e motrës, vajzës, nuses së djalit e të afërmve të tjerë.

“Edhe kur vjen ndonjë vajzë që dëshiron ta mësojë zanatin, mërzitet shpejt. Kjo punë do pak forcë krahu, por do përqendrim e vëmendje të madhe, sepse motivet vështirë realizohen”, përfundon Zana e qilimave.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rrezikon humbje

Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës

Sot premiera e dokumentarit për Izet Gjinovcin

Sot nata e dytë e Fest 64, 14 artistë do të performojnë në skenë

TAGGED: #Artizane, #Botë, #Qilima, #Suzana Hoxha, #Traditë
Kosova Times January 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia brenda javës mbylli 11 lokale me muzikë live dhe 26 qendra masazhi

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Anëtarja e Bordit të RTK-së Berisha, distancohet nga publikimi i lajmit të pambështetur në fakte
Rashica në dyshim për sfidën ndaj Bjellorusisë
Gërvalla: E treta ishte me fat, Festivali foli me gjuhën e muzikës
Brezovica 2025: Ballkani, destinacion strategjik për investime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?