By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: CIA: COVID-19 e ka origjinën me gjasë nga një laborator kinez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > CIA: COVID-19 e ka origjinën me gjasë nga një laborator kinez
Ballina 2Shëndetësi

CIA: COVID-19 e ka origjinën me gjasë nga një laborator kinez

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 9:56 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) beson tashmë se korovirusi COVID-19 ka shumë të ngjarë ta ketë origjinën nga një laborator kinez, sipas një raporti të publikuar të shtunën. Megjithatë agjencia thotë se besimi tek ky përfundim, është i ulët.

Raporti nuk është rezultat i ndonjë informacioni të ri zbulimi. Ai u përfundua me urdhër të administratës Biden dhe ish-drejtorit të CIA-s, William Burns. Raporti u deklasifikua dhe u publikua të shtunën me urdhër të drejtorit të ri CIA-s John Ratcliffe, i cili u betua të enjten.

Raporti thotë që agjencia beson se tërësia e provave mbështet më shumë origjinën nga një laborator të virusit dhe jo atë që ishte produkt natyror. Megjithatë duket besimi tek ky përfundim është i ulët, çka sugjeron se provat janë të mangëta, jo bindëse apo kundërthënëse.

Raportet e mëparshme mbi origjinën e COVID-19 ndaheshin rreth asaj nëse koronavirusi doli nga një laborator kinez, ndoshta gabimisht, apo u shfaq në një treg kafshësh. Vlerësimi i ri nuk ka gjasa t’i jap fund debatit. Në fakt, zyrtarët e inteligjencës thonë se mund të mos zgjidhet kurrë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga autoritetet kineze.

CIA “vazhdon të vlerësojë se të dy versionet, si ai që thotë se ishte produkt laboratorit ashtu edhe ai që thotë se virusi ishte produkt mjedisor, mbeten të besueshme”, shkroi agjencia në një deklaratë pas publikimit të raportit të ri.

Raporti mbështetej në rianalizimin e të dhënave ekzistuese të inteligjencës në lidhje me përhapjen e virusit, si dhe kushtet e laboratorëve të virologjisë në Kinë.

Ligjvënësit u kanë bërë trysni agjencive amerikane spiunazhit për më shumë informacion në lidhje me origjinën e virusit, i cili çoi në bllokime, trazira ekonomike e miliona vdekje. Kjo është një pyetje me implikime të rëndësishme të brendshme dhe gjeopolitike ndërsa bota vazhdon të përballet me trashëgiminë e pandemisë.

Senatori republikan Tom Cotton, kryetar i Komisionit të Senatit për Inteligjencën, tha të shtunën se ishte “i kënaqur që CIA arriti në këtë përfundim në ditët e fundit të administratës Biden, se teoria që virusi doli nga një laborator është shpjegimi më i besueshëm”. Senatori vlerësoi drejtorin e ri zotin Ratcliffe që deklasifikoi raportin.

“Tashmë gjëja më e rëndësishme është të ndëshkojmë Kinën për shpërndarjen e një murtaje në botë”, tha Senatori Cotton në një deklaratë.

Ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigj kërkesës për një koment. Autoritetet kineze në të kaluarën i kanë hedhur poshtë spekulimet për origjinën e COVID si të padobishme dhe të motivuara nga politika.

Ndërsa origjina e virusit mbetet e panjohur, shkencëtarët mendojnë se hipoteza më e mundshme është se ai qarkullonte te lakuriqët e natës përpara se të infektonte një specie tjetër. Nga ana tjetër, infeksioni u përhap te njerëzit që trajtonin ose thernin ato kafshë në një treg në Wuhan të Kinës, ku rastet e para njerëzore u shfaqën në fund të nëntorit më 2019.

Megjithatë, disa hetime zyrtare kanë ngritur pyetjen nëse virusi doli nga një laborator në Wuhan. Para dy vjetësh, një raport nga Departamenti i Energjisë arriti në përfundimin se një rrjedhje laboratorike ishte origjina më e mundshme, megjithëse ai raport shprehu gjithashtu besim të ulët në këtë vlerësim.

Po atë vit, drejtori i atëhershëm i FBI-së, Christopher Wray tha se agjencia e tij besonte se virusi “me shumë gjasa” u përhap pasi doli nga një laborator.

Zoti Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka thënë se ai gjithashtu beson më shumë te skenari i rrjedhjes së laboratorit.

“Rrjedhja nga një laborator është e vetmja teori e mbështetur nga shkenca, inteligjenca dhe logjika”, tha zoti Ratcliffe më 2023.

CIA tha se do të vazhdojë të vlerësojë çdo informacion të ri që mund të ndryshojë vlerësimin e saj. /VOA/

You Might Also Like

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë

Amerika: Të gjithë anëtarët e NATO-s do të ndajnë 5 përqind të PBB-së për mbrojtje

Krasniqi: Qe një muaj bllokadë, dëshirojmë zhbllokim

Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin

TAGGED: #CIA, #Covid-19, #Laborator kinez, #Origjinë
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Largohet nga puna aktorja e vetme shqiptare në Preshevë, reagon Kamberi

Kosova Times Kosova Times August 17, 2023
OKB kërkon lirimin e shefit të centralit të Zaporizhjës
Ademi merr dy plaketa nga UEFA
Presidentja e Sllovenisë arrin në Kosovë
Organizoi transportimin e 7 emigrantëve që humbën jetën në aksidentin në aksin Këlcyrë-Përmet, arrestohet 24-vjeçari në kërkim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?