By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror
November 19, 2025
“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme
November 19, 2025
Sllovakia i kërkon NATO-s mbrojtje ajrore më të fortë, por te Ukraina refuzon një gjë
November 19, 2025
Evakuimi në Rumani: Droni rus godet një cisternë turke gjatë shkarkimit të naftës dhe gazit
November 19, 2025
Trump e shpalli Arabinë Saudite aleatin kryesor të SHBA-së jashtë NATO-s
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kamberi: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet parë me kujdes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kamberi: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet parë me kujdes
Ballina 2Rajon / Botë

Kamberi: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet parë me kujdes

Kosova Times
Last updated: 2025/01/28 at 4:57 PM
Kosova Times Published January 28, 2025
Share
SHARE

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, pas dy muajsh protestash të studentëve, duhet parë me kujdes.

Kamberi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se dorëheqja e Vuçeviqit vjen në kohën kur Serbia po përballet me disa sfida.

“Dorëheqja e tij vjen në një periudhë tejet delikate për Serbinë, kur po përballet me një sërë sfidash nga disfata në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjska, mundësisë së përfshirjes në sulmin tjetër terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës, presionet e brendshme për reforma zgjedhore, deri te presionet ndërkombëtare në rritje ndaj politikës së jashtme të Vuçiqit të ekuilibrimit në katër karrige (BE, Washington, Moskë e Pekin)”, ka shkruar ai.

Ai ka ngritur pikëpyetjen se çka fshihet pas dorëheqjes, mbledhjes së jashtëzakonshme të presidentit Aleksandar Vuçiq me Qeverinë dhe dorëheqjen e kryetarit të Novi-Sadit.

“Natyrshëm ngrihen pikëpyetjet: Çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve? A është kjo një krizë e thellë në strukturat e pushtetit, apo strategji e menduar mirë për të përgatitur terrenin për zgjedhje të reja ose për të lehtësuar presionet ndërkombëtare?. Do të jetë kjo një kapitullim i Vuçiqit para studentëve të revoltuar, apo është vetëm një taktikë e tij e re për t’i zgjatur jetën pushtetit të tij autoritar”, ka shkruar Kamberi.

Ai  ka theksuar se themelimi i “Lëvizjes për shtetin” nga Vuçiqi , ditë më parë është përpjekje e tij për t’u shpërlarë nga partia e tij SNS “në të njëjtën formë dhe model qysh ishte shpërlarë nga Partia Radikale serbe e Vojisllav Sheshelit, me premtimin se me ndërrimin e petkut do të ndryshojë edhe ideologjinë politike radikale të hegjemonisë serbe”.

“Doli se Vuçiq, si një radikal hegjemonist i përbetuar, me premtime boshe ndaj Perëndimit, vetëm se kishte blerë kohë vazhdimisht, për ta forcuar pushtetin e tij në Serbi, duke degraduar në skajshmëri lirinë e fjalës dhe shumë liri të tjera qytetare, sidomos duke shndërruar në normë diskriminimin e pakicave sidomos të shqiptarëve. Konfliktuoz me fqinjët, me pretendime hegjemoniste përmes ‘Botës serbe’ ndaj shteteve përreth, Vuçiq është shndërruar në pengesën kryesore për paqen e qëndrueshme në Ballkan. Në të njëjtën kohë, ‘pastrimet politike’ shtojnë një tjetër dimension në këtë tablo të ngarkuar politike. Politizimi i institucioneve dhe zëvendësimi i punonjësve ekzistues me persona të lidhur me parti specifike janë shqetësime që prekin jo vetëm administratën shtetërore e lokale, por edhe gjithë sistemin e qeverisjes dhe sistemin gjyqësorë”, ka shkruar Kamberi.

Megjithatë lëvizjet e fundit në Beograd sipas tij duhet parë me kujdes, sepse në dukje i dorëzuar ndaj kërkesave të protestuesve, Vuçiq, me gjasë, po përgatitë një skenar për daljen nga kriza duke “flijuar” kështu bashkëpunëtorët e vet të afërt.

Sipas tij, ditët në vijim do të qartësohet më mirë se a është vërtetë “era e ndryshimeve” ajo që po fryn në Beograd, apo veç një taktikë e re e autokratit serb, për tejkalimin e presionit gjithnjë më të madh të studentëve dhe qytetarëve të revoltuar.

““Serbia e revoltuar”, deri sot, ka shprehur vetëm qëndrimet për korrupsion ndaj pushtetit të Vuçiqit, po jo edhe për tema tjera të ndieshme që, për dekada, po qëndrojnë si pengesë në rrugën e  demokratizimit të Serbisë”, ka shtuar ai.

Kamberi ka thënë ndër të tjera se demokratizimi i Serbisë, duhet të nisë me reforma serioze në sistemin zgjedhorë, sikurse edhe në sistemin e drejtësisë, me ballafaqimin me të kaluarën sikurse pranimin e hapur të krimeve të luftës, për liritë qytetare sikurse edhe për të drejtat e pakicave, të cilat përbëjnë 20 për qind të popullatës së gjithmbarshme në këtë vend. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror

Sllovakia i kërkon NATO-s mbrojtje ajrore më të fortë, por te Ukraina refuzon një gjë

Evakuimi në Rumani: Droni rus godet një cisternë turke gjatë shkarkimit të naftës dhe gazit

Trump e shpalli Arabinë Saudite aleatin kryesor të SHBA-së jashtë NATO-s

NIS kërkoi një licencë të re OFAC

TAGGED: #Protesta, #Serbi, #Shaip Kamberi
Kosova Times January 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pikturat e Picasso dhe Chagall të vjedhura në Izrael janë gjetur në Belgjikë

Kosova Times Kosova Times January 17, 2024
Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohen 182 kilogram marihuanë
Rusia thotë se sabotuesit ukrainas kanë sulmuar fshatra ruse
Në Podgoricë arrestohet Do Kwon, një nga të arratisurit më të kërkuar në botë
Schmidt: Dodik mësoi se ai nuk vendos se kur dhe kush duhet të vizitojë RS
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?