By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krizat permanente politike e institucionale ndikuan në eksodin masiv
May 10, 2025
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky: Mund të takoj vetëm një rus – Putinin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky: Mund të takoj vetëm një rus – Putinin
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky: Mund të takoj vetëm një rus – Putinin

Kosova Times
Last updated: 2025/02/14 at 7:39 PM
Kosova Times Published February 14, 2025
Share
SHARE

Konferenca e shumëpritur e Sigurisë në Munih nisi të premten mes reshjeve të borës dhe thashethemeve të mëdha nëse ky tubim do të çojë drejt një arritjeje diplomatike për ta gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Delegacioni amerikan udhëhiqet prej nënpresidentit amerikan JD Vance, i cili është takuar në mbrëmje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Nuk është parë prezencë ruse në takimin vjetor, dhe vetë Zelensky e ka hedhur poshtë mundësinë për përparim të madh.

Ai ka thënë se nuk do të ketë diskutim për paqe në Munih dhe i ka hedhur poshtë spekulimet që do të takohet javën tjetër me negociatorët rusë në Arabinë Saudite.

“Do të takohem me rusë – me vetëm një rus, me [presidentin rus, Vladimir] Putinin, vetëm pasi të kemi një plan të përbashkët me Trumpin dhe Evropën”, ka thënë Zelensky.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 13 shkurt se zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen më 14 shkurt në Munih, dhe që Ukraina është ftuar, po ashtu.

Trump ka folur me Zelenskyn dhe Putinin në telefon, në biseda të ndara, më 12 shkurt, dhe ka thënë se Putin është pajtuar që dy shtetet të nisin menjëherë diskutime për dhënie fund të luftës në Ukrainë.

Diçka e tillë i ka rritur shqetësimet se Kievi dhe Evropa do të mund të lihen anash në rast të krijimit të një plani mes Uashingtonit dhe Moskës.

Zelensky ka thënë në Munih se ai dhe populli ukrainas “nuk do të pranonin kurrë diçka për të cilën nuk është arritur pajtueshmëri me Ukrainën”.

Pavarësisht se a do të ketë prezencë ruse apo jo, Munihu përbën mundësinë e parë që shumë liderë evropianë të takohen me zyrtarë të lartë të administratës Trump, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të dërguarin amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, ka thënë në një postim në rrjetet sociale se ai është takuar me Kelloggun dhe kanë diskutuar “për koordinim të përpjekjeve të përbashkëta për të arritur paqe të qëndrueshme”.

Hegseth veçse ka shkaktuar tronditje gjatë një takimi të ministrave të NATO-s në Bruksel këtë javë, kur ka thënë se Ukraina nuk mund të presë ta rikthejë territorin e humbur nga pushtimi rus, e as t’i bashkohet NATO-s, në bazë të çfarëdo marrëveshjeje për paqe.

Në mesin e reagimeve nga Evropa, disa komentatorë e përshkruan propozimin si parapërgatitje për një Marrëveshje të dytë të Munihut – duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1938, në të cilën Britania dhe Franca iu nënshtruan kërkesave të Gjermanisë Naziste për pjesë të mëdha të Çekosllovakisë.

Senatori amerikan, John Cornyn ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky nuk është krahasimi i duhur.

“Ky është abuzim me historinë dhe nuk ka të vërtetë në të”, ka thënë ai.

“Arsyeja pse jemi këtu është për të shprehur përkushtimin tonë për paqe në Ukrainë, nëse do të jetë e mundshme”.

Cornyn, republikan, ka thënë se bisedimet në ditën e parë kanë qenë produktive, dhe e ka theksuar mbështetjen dypalëshe për Ukrainën në Senatin amerikan.

“Ne e dimë kush është agresori. Është Vladimir Putini. Ne duhet të gjejmë mënyra për të rritur koston për shkelje të çdo marrëveshjeje për paqe, në mënyrë që ai të mos bëjë më kësi gjëra”.

Paralajmërime kundër ledhatimit të Rusisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, foli këtë javë për “lëshime” ndaj Rusisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi kundër “dorëzimit” para Rusisë.

Telefonata e Trumpit me Putinin “nuk e bën më të fortë as Ukrainën e as pozicionet evropiane”, tha ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsakhna, për Radion Evropa e Lirë në një intervistë gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.

“[Ajo që] duhet të bëjmë tani, para çdo lloj negociatash apo bisedimesh me Putinin, është, në fakt, të ndryshojmë synimin e tij. Dhe synimi i tij nuk ka ndryshuar”, tha Tsakhna. “Nuk bëhet fjalë thjesht për të fituar disa territore të tjera në Ukrainë. Ai synon ta ndryshojë arkitekturën e sigurisë evropiane. Ai synon ta shkatërrojë plotësisht Ukrainën si shtet”.

Ai theksoi se “nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe të drejtë pa pjesëmarrjen e Evropës” dhe se “Evropa duhet të ngrihet dhe të vendosë një plan mbi tryezë për llojin e garancive të sigurisë që mund t’ia ofrojmë Ukrainës së bashku me SHBA-në”.

Hegseth deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel se propozimet e SHBA-së “nuk janë tradhti”.

Por, ai dha gjithashtu një mesazh të qartë se Evropa duhet t’i rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, në vend se të vazhdojë të varet nga Amerika.

Vance e përsëriti të njëjtën temë gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“NATO-ja është aleancë ushtarake shumë e rëndësishme, sigurisht, dhe ne jemi pjesa më domethënëse e saj”, tha Vance.

“Por, duam të sigurohemi që NATO-ja është e ndërtuar për të ardhmen, dhe mendojmë se një pjesë e madhe e kësaj është garantimi që NATO-ja ta ndajë më shumë barrën në Evropë, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të përqendrohen te disa nga sfidat tona në Azinë Lindore”, shtoi ai.

Ky ka qenë mesazh i vazhdueshëm nga Trump prej disa kohësh. Nuk është çudi, pra, që një nga sesionet hapëse të premten ishte një tryezë e rrumbullakët e titulluar “Bëjmë më shumë me më pak përfshirje amerikane? Forcimi i mbrojtjes evropiane”.

Një tjetër sesion, që do të mbahet më vonë të premten, do të përqendrohet te lufta hibride në Detin Baltik. Është një çështje me shumë rëndësi në kohën e tanishme, pasi vendet perëndimore kanë fajësuar Rusinë për një sërë incidentesh që kanë ndikuar në infrastrukturën e kabllove dhe tubacioneve nënujorë muajt e fundit.

Presidenti Zelensky pritet të marrë pjesë në një panel pasdite me temën “E Ardhmja e Bashkëpunimit SHBA – Ukrainë për Sigurinë”. Kjo është një çështje për të cilën mund të mësojmë shumë këtë fundjavë.

You Might Also Like

Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë

India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

TAGGED: #JD Vance, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times February 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KOMF ndan çmimet vjetore 2022

Kosova Times Kosova Times December 21, 2022
Shqipëri: Shoqëria civile vijon betejën gjyqësore për zonat e mbrojtura natyrore
Specialja pretendon se Thaçi udhëzoi ndikimin mbi dëshmitarët  
Garat e diturisë, synim është përmirësimi i cilësisë në arsim
Aliyev: Për tre ditë dëgjuam vetëm shpjegime të rreme nga Rusia, avioni u rrëzua
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?