By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të paktën tre burra të plagosur në një sulm me thikë në Australi
May 31, 2025
Në Shqipëri moti parashikohet i kthjellët
May 31, 2025
26 vjet nga masakra ndaj familjes Gërxhaliu
May 31, 2025
Sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
May 31, 2025
Horoskopi ditor për 31 maj
May 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sa vota fituan krerët partiakë dhe kandidatët për kryeministër?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sa vota fituan krerët partiakë dhe kandidatët për kryeministër?
Ballina 1Lajme

Sa vota fituan krerët partiakë dhe kandidatët për kryeministër?

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 2:16 PM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas numërimit të mbi 90 për qind të votave në vendvotime.

Sipas rezultateve, liderët e partive kryesore dhe kandidatët për pozitën e kryeministrit renditen kështu:

  • Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryeministër – 259.532 vota
  • Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës – 150.294 vota
  • Memli Krasniqi, lider i Partisë Demokratike të Kosovës – 85.293 vota
  • Lumir Abdixhiku, lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër – 109.202 vota
  • Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidat për kryeministër – 37.752 vota
  • Zllatan Elek, lider i Listës Serbe – 9.354 vota.

Në rezultatin e publikuar nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – parti në pushtet – ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.80 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.63 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate ka marrë 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe 4.61 për qind të votave.

Partitë tjera kanë fituar përqindje më të vogël të votave.

Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë numërohen ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin.

Kush u ngjit në krye të listës?

Dhjetë figurat më të votuara në Lëvizjen Vetëvendosje, pas Kurtit, janë: Glauk Konjuca me 199.136 vota, Faton Peci me 96.849 vota, Hekuran Murati me 94.531 vota, Albulena Haxhiu me 89.601 vota, Xhelal Sveçla me 85.632 vota, Donika Gërvalla me 79.691 vota, Avni Dehari me 68.735 vota, Mimoza Kusari – Lila me 61.945 vota dhe Arben Vitia me 48.760.

Nga radhët e PDK-së, pas Hamzës dhe Krasniqit, më të votuarit janë: Uran Ismaili me 37.017 vota, Vlora Çitaku me 34.805 vota, Sala Jashari me 32.052 vota, Përparim Gruda me 27.004 vota, Jakup Nura me 26.635 vota, Rrahman Rama me 25.532 vota, Nait Hasani me 24.162 vota dhe Emi Reçica me 23.163.

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas Abdixhikut, më të votuarit janë: Doarsa Kica Xhelili me 44.738 vota, Hykmete Bajrami me 41.796 vota, Kujtim Shala me 37.886 vota, Avdullah Hoti me 30.932 vota, Anton Quni me 27.292 vota, Lufti Haziri me 27.260 vota, Jehona Lushaku Sadriu me 22.122 vota, Armend Zemaj me 19.341 vota dhe Imri Ahmeti me 18.397 vota.

Në listën e koalicionit mes AAK-së dhe Nismës, pas Haradinajt, më votuarit janë: Fatmir Limaj me 22.207 vota, Time Kadriaj me 12.976, Bekë Berisha me 12.972 vota, Ardian Gjini me 9.757 vota, Xhevahire Izmaku me 9.439 vota, Gani Bajraktari me 8.970, Albana Bytyqi me 8.398 vota, Besnik Tahiri me 8.006 vota dhe Pal Lekaj me 7.845 vota.

Nga kandidatët e Listës Serbe, më së shumti vota ka marrë Branislav Nikoliq nga Shtërpca, gjithsej 12.331 vota. Nikoliq është vëllai i Bratislav Nikoliqit, ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, i cili është i akuzuar për korrupsion në rastin Brezovica.

Pas tij renditet Sërgjan Popoviq nga Graçanica me 11.329 vota të fituara, si dhe Lilana Stefanoviq nga Mitrovica e Veriut me 11.231 vota. Lilana Stefanoviq, përndryshe, është ish-kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut, e cila ka dhënë dorëheqje, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit 2022.

Bartësi i Listës Serbe, Zllatan Ellek, sipas rezultateve aktuale, është në vendin e shtatë për nga numri i votave të fituara – 9.354. Para tij, në vendin e katërt është Slavko Simiq me 10.752 vota, në vendin e pestë Verica Çeraniq me 10.412 vota, ndërsa në vendin e gjashtë Igor Simiq me 10.391 vota të fituara.

Në vendin e tetë është Milana Nikoliq me 8.163 vota, në të nëntin Stefan Kovaçeviq me 7.635 vota, dhe në të dhjetin, Novak Zhiviq me 6.612 vota.

You Might Also Like

Në Shqipëri moti parashikohet i kthjellët

26 vjet nga masakra ndaj familjes Gërxhaliu

Sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Osmani: Kroacia ka qenë përkrah Kosovës, na bashkon një miqësi e thellë

Policia gjen të vdekur një grua në Leposaviq pasi thyen derën për të hyrë

TAGGED: #Krerët partiakë, #Vota, #Zgjedhje
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: ShBA-të duhet të mbesin të angazhuara në Ballkanin Perëndimor 

Kosova Times Kosova Times March 17, 2024
Shqipëria mikpritëse e 24 mijë trupave ushtarake për “Defender 23”
Policia gjermane në këmbë: Katër të arratisurit nga psikiatria, njëri nga Kosova
Kimi zotohet se më 2024 do të lëshojë më shumë satelitë dhe prodhojë më shumë armë bërthamore
Osmani nga takimi me Varadkar: Kosova e ka vendin afër jush në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?