By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kontrolli i përbashkët kufitar në Bllacë pritet të nisë në prill
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kontrolli i përbashkët kufitar në Bllacë pritet të nisë në prill
Ballina 2Rajon / Botë

Kontrolli i përbashkët kufitar në Bllacë pritet të nisë në prill

Kosova Times
Last updated: 2025/02/21 at 5:14 PM
Kosova Times Published February 21, 2025
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se në prill të këtij viti do të fillojë funksionimi i sistemit të kontrollit të përbashkët kufitar, i njohur si “One Stop Shop”, në pikën e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Sipas Toshkovskit, ky sistem do të thjeshtojë procedurat kufitare, duke lejuar që qytetarët e të dyja vendeve të kontrollohen nga një polic i vetëm doganor duke reduktuar “kohën e pritjes dhe duke lehtësuar kalimin e kufirit mes dy shteteve”.

“Në kuadër të një platforme të përbashkët ‘cloud’, të dhënat ndahen mes dy ministrive përkatëse, me qëllim që të mundësohet hyrja e qytetarëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas, vetëm përmes konstatimit nga një zyrtar policor”, tha Toshkovski.

“Shpresoj që do të përfundojë muajin e ardhshëm dhe më së voni, gjatë muajit prill do të fillojmë me vënien zyrtarisht në funksion”, shtoi ai.

Këto deklarata ministri i bëri të premten, gjatë një vizite në pikën kufitare të Bllacës, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, dhe homologun e tij nga Kosova, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla, në anën tjetër, shprehu pritshmëri që faza testuese të përfundojë sa më shpejtë.

“Për qytetarët e të dyja vendeve është shumë me rëndësi që kalimi të jetë sa më i shpejtë. Për organet e shtetit është që ato të jenë sa më të sigurta. Patjetër se ne po i shfrytëzojmë të arriturat e fundit të teknologjisë që të zvogëlojmë burokracinë, por jo në kurriz të sigurisë, por në të mirë të kohës së qytetarëve”, tha Sveçla.

Pika kufitare në Bllacë është përballur kohët e fundit me kolona të gjata në të dy anët e kufirit. Procesi për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare ka filluar në qershor të vitit 2024. Në të njëjtën pikë, më 15 shkurt, u arrestua edhe një shtetas nga Kosova, sipas një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se i dyshuari, është arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë më 1999.

Në lidhje me këtë rast, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, sqaroi se janë duke u marrë masa për “të siguruar që rastet e tilla të trajtohen në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet ndërkombëtare”.

“Kur ka kërkesa të tilla në INTERPOL nga Serbia, shtetet në rajon, shtetet evropiane, nuk i përfillin ato për shkak se është formuar gjykata speciale, dhe periudha 1999 – 2000 është një periudhë që nuk hyn në periudha të tjera”, tha Mexhiti.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportuan se i arrestuari ishte ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Ferizaji, por Mexhiti i hodhi poshtë këto raportime.

“Është evidente që shteti i Serbisë e keqpërdorë pjesëmarrjen në INTERPOL, vendos lista vend e pavend, shpeshherë edhe i përditëson në bazë të interesave ditore të tyre. Ka ndodhur një arrestim i një qytetari të Kosovës, nuk është ish-ushtar sepse në atë periudhë nuk ka qenë në Kosovë, por ka qenë në Gjermani, por jemi në kontakt me organet që sa më shpejt të zbardhet rasti dhe të lirohet qytetari”, tha Mexhiti për gazetën Lajm, në Maqedoninë e Veriut.

Për arrestimin e 55-vjeçarit nga Kosova me inicialet E.B., reagoi edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Partia i bëri thirrje Qeverisë ta rishikojë praktikën e zbatimit të fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia.

Verën e vitit të kaluar, autoritetet në Maqedoninë e Veriut ndaluan edhe një tjetër ish-ushtar të UÇK-së, Blerim Ramadani, bazuar po ashtu në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

Ramadani, i cili akuzohet nga autoritetet serbe për krime lufte në rajonin e Nerodimes në vitin 1999, arriti të arratiset nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut, ku ishte urdhëruar nga gjykata në Shkup të qëndronte deri më 16 gusht, duke nxitur reagime nga Serbia.

Daçiq asokohe e cilësoi si “skandaloz” arratisjen nga arresti shtëpiak të Ramadanit.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë, më 18 nëntor, kishte lënë të kuptohet se Shkupi nuk do të vazhdonte t’i zbatonte fletarrestimet e lëshuara nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Kur ishte pyetur në lidhje me kërkesat e Serbisë për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Mickoski kishte thënë se “kushdo që nuk i shkel ligjet” e vendit të tij është i “mirëpritur” në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, më vonë, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, theksoi se deklaratat e Mickoskit ishin “keqkuptuar”, dhe se fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë do të vazhdojnë të jenë të zbatueshme në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

TAGGED: #Bllacë, #Kontroll i përbashkët kufitar, #Kosova, #Maqedonia e Veriut
Kosova Times February 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet shtetasi zviceran në Beograd pse bëri simbolin kombetarë shqiptarë: Daçiq: ekspozoi simbolin e “Shqipërisë së Madhe”!

Kosova Times Kosova Times November 2, 2024
Homazhe me rastin e 35-vjetorit të rënies së heroinës Ylfete Humolli
Ku është gjenerali më mizor i Putinit: Ai u kritikua për mbështetjen e tij për Prigozhin, “kasapin nga Siria” që askush nuk e pa për muaj të tërë
Osmani: Të zhdukurit me dhunë gjatë luftës, plaga më e thellë e Kosovës
Osmani pret presidenten e Komisionit Evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?