Osamni, në një postim në Facebook, thotë se komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari “nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë”.

“Sot si çdoherë, në homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe në vizitë në kullën e Jasharajve te Baca Rifat! Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara”, shkruan Osamni.

Presidentja tutje shton se në kohët më të errëta, ata ndezën dritën e shpresës.

“Në sfidat më të mëdha, ata gjetën forcën për të ecur përpara. Në momentet kur liria dhe e ardhmja e Kosovës u vunë në pikëpyetje, ata u bënë përgjigjja, u bënë mburoja dhe zemra e këtij vendi. Lavdi Familjes Jashari!Lavdi të gjithë heronjve të UÇK-së!”, shkruan Osamni.