Rasti ka ndodhur rreth orës 16:45 në autostradën “Arbën Xhaferi” e, si pasojë e kësaj, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 16:45 ne autostradën “, A. Xhaferi”, Prishtinë-Ferizaj në Km 9 është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime ku i përfshirë është një automjet (vetaksident).  Pas informacioneve shtese që do t’i pranojmë për ndonjë detaj tjetër, do të njoftoheni”, ka thënë Hoxha për RTKlive.

RTKlive kishte raportuar menjëherë rreth rastit, derisa ishte në pritje të një përgjigjeje të policisë.