By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marrëveshja trepalëshe, MPJD:Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Marrëveshja trepalëshe, MPJD:Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë
Ballina 1Lajme

Marrëveshja trepalëshe, MPJD:Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2025/03/19 at 11:38 PM
Kosova Times Published March 19, 2025
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh të nënshkruar mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

 

Kjo deklaratë, thuhet në reagimin e MPJD-së, nuk është vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit, të cilat Serbia ka pretenduar se i pranon, por ka refuzuar me qëllim t’i nënshkruajë – duke dëshmuar edhe një herë qëllimet e saj të këqija dhe mungesën e vullnetit për t’u angazhuar në një dialog të mirëfilltë.

|Duke bërë deklarata të tilla, Serbia minon angazhimet e saj për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën dhe për njohjen e institucioneve dhe kornizës ligjore të Kosovës si të vetmet autoritete të vlefshme brenda vendit tonë.Për më tepër, retorika e Serbisë është e mbushur me tone hegjemoniste, pasi ajo përpiqet të paraqitet si fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar shpjegime nga Kroacia dhe Shqipëria -dy shtete sovrane, të dyja anëtare të NATO-s, me Kroacinë gjithashtu anëtare e Bashkimit Evropian”, thuhet në këtë reagim.

Kjo sjellje, sipas MPJD-së, është tërësisht e papranueshme dhe përbën një tjetër shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, e cila parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera.

“Përpjekja e Serbisë për ta paraqitur veten si “garantuese e paqes në Ballkan” është absurde. Asnjë shtet në rajon e më gjerë nuk ka kontribuar më shumë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor sesa Serbia, siç e dëshmojnë faktet historike dhe zhvillimet e fundit. Nga përfshirja e saj e drejtpërdrejtë në luftërat e agresionit në vitet 1990—që rezultuan në gjenocid dhe spastrim etnik në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë—e deri te kërcënimet e saj të vazhdueshme, grumbullimi ushtarak pranë kufijve të Kosovës dhe mbështetja për rrjetet kriminale dhe terroriste që operojnë në veri të Kosovës, Serbia mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale”, thuhet tutje në reagimin e kësaj ministrie.

Për më tepër, pretendimi i Serbisë për neutralitet, sipas MPJD-së, është hipokrizi, duke marrë parasysh marrëdhëniet e saj të thelluara politike dhe ushtarake me regjime autoritare si Rusia dhe Irani- të gjitha shtete që përbëjnë kërcënime serioze për sigurinë rajonale dhe globale.

“Ndërsa bota demokratike qëndron e bashkuar kundër agresionit, Serbia vazhdon të rreshtohet me vende jodemokratike që punojnë aktivisht kundër stabilitetit në Evropë dhe më gjerë. Në vend që të lëshojë deklarata agresive dhe thellësisht mashtruese, Serbia duhet të fokusohet në respektimin e marrëveshjeve që ka pretenduar se i pranon, të heqë dorë nga ambiciet e saj hegjemoniste dhe të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’u bërë një aktor përgjegjës në rajon- duke filluar me njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës… Republika e Kosovës nuk do të frikësohet nga kërcënimet e Serbisë dhe do të vazhdojë të forcojë sigurinë dhe partneritetet e saj ndërkombëtare në bashkëpunim me aleatët e saj”, thuhet pos tjerash në reagim.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times March 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lum lotësh të afërmëve të foshnjës dyditore e cila u vra nga një raketë ruse

Kosova Times Kosova Times November 27, 2022
Luiz Ejlli e ka gati baladën “Më fal”
Sekretari Stob: Gjermania mbështet stabilitetin dhe paqen në rajon
Milorad Dodik po udhëton sërish për në Rusi, në delegacionin e Vulin dhe Neshiq…
Kurti shtron iftar për përfaqësuesit e BIK-ut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?