By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tmerr në Malaga, një grua 33-vjeçare britanike u godit me thikë për vdekje
January 26, 2026
Ekskavatori i djegur në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin
January 26, 2026
Komuna e Prishtinës: Erërat e forta shkaktuan dëme të lehta
January 26, 2026
Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton për raste kriminale dhe aksidente
January 26, 2026
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2,000 tiketa të shqiptuara
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti përfundon ciklin e takimeve me partitë e komuniteteve joshumicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti përfundon ciklin e takimeve me partitë e komuniteteve joshumicë
Ballina 2Lajme

Kurti përfundon ciklin e takimeve me partitë e komuniteteve joshumicë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/03 at 8:20 PM
Kosova Times Published April 3, 2025
Share
SHARE

Me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim është përmbyllur cikli i takimeve konsultative të kryeministrit Albin Kurti, i cili njëherësh është lider i Vetëvendosjes, parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, me partitë e komuniteteve joshumicë rreth krijimit të institucioneve të reja.

 

Në zyrën kryeministrore ishte Etem Arifi, që e kryeson këtë parti, dhe deputeti i zgjedhur ashkali, Artan Asllani.

“Diskutuan rreth hapave përpara drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të dhe për bashkëpunimin në këtë drejtim. U pajtuan mbi rëndësinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë pa vonesa, si përgjigje ndaj vullnetit të qytetarëve për zhvillim dhe progres, të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit,” thuhet në njoftimin që shpërndau qeveria rreth përmbylljes së ciklit të takimeve me partitë e komuniteteve jo shumicë që kanë zënë ulëse parlamentare.

Më herët, e kishte takuar edhe deputetin e zgjedhur të komunitetit goran, që është kryetar i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha.

Në takim, siç tha kryeministria, u theksua rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit të datës 15 prill në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të dhe roli e angazhimi i partive politike në parlament për të përfaqësuar dhe përmbushur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 9 shkurt.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi, kanë takuar deputetë të zgjedhur dhe përfaqësues politikë edhe të komuniteteve tjera joshumicë, derisa kjo ishte dita e dytë e këtyre takimeve që u zhvilluan me t’u caktuar nga presidentja data e seancës konstituive që është 15 prilli.

Ndërkohë, të martën, kryeparlamentari Glauk Konjufca do t’i presë në takim liderët politikë të të gjitha partive që kanë fituar mandate në zgjedhjet parlamentare.

You Might Also Like

Ekskavatori i djegur në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin

Komuna e Prishtinës: Erërat e forta shkaktuan dëme të lehta

Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton për raste kriminale dhe aksidente

46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2,000 tiketa të shqiptuara

Moti në Shqipëri me reshje në të gjithë territorin

Kosova Times April 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Trajkoviq: Bojkoti i serbëve në veri i dëmton vetë serbët e Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Bordi i BERZh-it do të vizitojë Kosovën, do të takohet me Osmanin
Lyon i bën nder PSG-së
Raportohet për përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
Konjufca: Krimet e Serbisë nuk harrohen, Kosova s’do rresht për drejtësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?