Ish-drejtuesi i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, u bëri thirrje deputetëve që ta nënshkruajnë betimin si një zotim për angazhim ndaj padrejtësive që, sipas tij, po ndodhin në këtë proces.

Letra e dorëzuar, e cila përmban një deklaratë politike, kërkon përfshirje më aktive të Kuvendit në procesin gjyqësor dhe mbikëqyrjen e punës së kësaj gjykate.