Edhe sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Vetëm 57 vota kanë qenë sërish për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare që mbetet emri i vetëm që Vetëvendosje do të që jetë në krye të Kuvendit. 41 deputetë kanë votuar kundër, ndërkaq 3 kanë abstenuar. Kryesuesi Avni Dehari, tha se seanca mbahet me 29 prill.