By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike
February 3, 2026
Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor
February 3, 2026
‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt
February 3, 2026
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
February 3, 2026
Policia në veri gjen sërish armë e municion
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot seanca e 7-të për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Vetëvendosje këmbëngul për Albulena Haxhiun, opozita kundër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sot seanca e 7-të për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Vetëvendosje këmbëngul për Albulena Haxhiun, opozita kundër
Ballina 1Lajme

Sot seanca e 7-të për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Vetëvendosje këmbëngul për Albulena Haxhiun, opozita kundër

Kosova Times
Last updated: 2025/05/03 at 8:07 AM
Kosova Times Published May 3, 2025
Share
SHARE

Sot në orën 10:00 pritet të mbahet përpjekja e radhës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, pas gjashtë seancave të pasuksesshme për zgjedhjen e kryetares së re të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si partia fituese e zgjedhjeve të fundit, ende nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 votash për të emëruar Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit.

Në seancën e fundit, LVV, përmes kryesuesit të seancës Avni Dehari, tentoi të ndryshojë mënyrën e votimit në përpjekje për të kaluar bllokadën, duke propozuar votimin e fshehtë. Sipas përfaqësuesve të saj, kjo metodë do t’u jepte deputetëve më shumë liri për të votuar pa presion politik. Kjo kërkesë, megjithatë, nuk u miratua.

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, përmes një reagimi të publikuar vonë të premten, përsëriti kërkesën për votim të fshehtë dhe i bëri thirrje opozitës që të mbështesë kandidaturën e Haxhiut. Sipas tij, një votim i tillë përkon edhe me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe do të ndihmonte në tejkalimin e bllokadës institucionale.

Megjithatë, opozita ka treguar një qëndrim të prerë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, refuzoi ftesën e dytë të Albin Kurtit për një takim konsultativ, ndërsa partitë tjera opozitare kanë bërë të qartë se nuk do ta përkrahin kandidaturën aktuale të Vetëvendosjes, përveç nëse ajo ndryshon.

 

 

Vetëvendosja ka provuar gjithashtu të sigurojë përkrahjen e disa deputetëve të pavarur dhe të minoriteteve jo-serbe. Janë raportuar përpjekje për të bindur Fatmir Limajn dhe deputeten Duda Balje, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të mbështesë kandidaturën e Haxhiut. Limaj thuhet se kërkon një marrëveshje më të gjerë për bashkëpunim qeverisës, ndërsa Balje është në bisedime për t’iu bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.

Nëse edhe sot dështon zgjedhja e kryetares së Kuvendit, kriza institucionale mund të thellohet më tej. LVV mbetet përballë një vendimi të vështirë: të këmbëngulë në kandidaturën aktuale apo të hapë rrugë për një kompromis që do të mundësonte konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

You Might Also Like

Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike

Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor

‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt

BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

Ndalohet i dyshuari për kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan

Kosova Times May 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Nga Kosova në Tajvan: Viti 2025 me agjendë të ngjeshur

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Murati për asetet e Radojiçiq: Ja pse duhet Byroja për konfiskim të pasurisë
Maqedonci kërkoi mbështetje për anëtarësim e Kosovës në Kartën e Adriatikut
Kurti: Serbia të bëjë kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kosovë
Kreu i Bordit të ZRrE-së: Elektroseveri po i zbaton ligjet e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?