Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 16:20 është pranuar informata për rastin.
“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën ‘Tahir Zemaj’, në Fushë Kosovë, dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka thënë Ahmeti.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore dhe ekzaminime të nevojshme në vendin e ngjarjes.