Zëvendëskryeministri në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.
Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugën drejt aderimit në familjen evropiane. Ai theksoi nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Në takim me Shefin e Divizionit për Kosovë pranë KE-së, Bislimi thekson nevojën për heqjen e masave ndaj Kosovës.