Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në një vizitë zyrtare në Zvicër. Ajo ka falënderuar presidenten Sutter për pritje.
“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter. Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë”, ka theksuar ajo.
Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane Keller-Sutte
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor, rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.
Pas takimit bilateral, presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të japin deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.
Vizita do të vazhdojë me një konferencë të përbashkët për media të dy lidereve, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe roli i diasporës kosovare në Zvicër.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.
Osmani fillon vizitën shtetërore në ZvicërPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Bern, ku do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Zvicër.
Osmani ndodhet në këtë vizitë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu. E para e shtetit ka publikuar pamje në Facebook pas arritjes Bern.