By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nisin gërmimet afër burgut të Dubravës, dyshohet për mbetje mortore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nisin gërmimet afër burgut të Dubravës, dyshohet për mbetje mortore
Ballina 1Lajme

Nisin gërmimet afër burgut të Dubravës, dyshohet për mbetje mortore

Kosova Times
Last updated: 2025/05/29 at 9:46 PM
Kosova Times Published May 29, 2025
Share
SHARE

Vetëm pak metra larg murit të burgut të Dubravës, kanë filluar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të një personi të zhdukur menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në këtë zonë, e njohur për një nga krimet më të rënda të kryera kundër të burgosurve shqiptarë gjatë luftës, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë nisur punimet në terren pas një dëshmie që mund ta zbardhë fatin e një viktime të zhdukur për më shumë se dy dekada.

 

Në këtë zonë ekipet e mjekisë ligjore të enjten kanë nisur gërmimet pasi që një dëshmitar ka ofruar informacione kyçe për këtë rast. Në afërsi të hapësirës së burgut të Dubravës, të enjten kanë nisur gërmimet nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në kërkim të mbetjeve mortore. Dëshmitari, menjëherë pas luftës e kishte gjetur personin në zonën malore afër burgut të Dubravës dhe e kishte varrosur.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, theksoi se hetimet janë ndërmarrë pas identifikimit të dëshmitarit nga Policia e Kosovës.

“Dëshmitari na tregoi vendin ku e ka gjetur, pa mbështetjen e askujt me fuqi vetanake e ka vendos dhe varros në zonën ku aktualisht ekipet janë duke punuar dhe gjurmuar. Informacionet nga  dëshmitari janë verifikuar, kemi bërë përpjekje maksimale me komisionin për persona të zhdukur dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe këto informacione po i shkëmbejmë edhe me organizata të tjera nëse mund të vijmë deri te identifikimi i viktimës”, tha Morina.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha se ky është lokacioni i dhjetë që po gërmohet këtë vit.

“Në momentin e përmirësimit të kushteve të motit do të fillojmë me gërmime në një lokacion në Komunën e Malishevës, për të vazhduar me një rast në Komunën e Prishtinës në kuptim të keqidentifikimit të mundshëm për t’u rikthyer në lokacionin në Obrançë ku janë gjetur mbetjet mortore të një personi apo të një individi minimumi. Pastaj vazhdojmë me gërmime në lagjen Arbëria të Prishtinës, ku javë më parë janë gjetur dhe varrosur mbetjet mortore të tre personave, po ashtu jemi kthyer në Istog në dy lokacione, përkatësisht në varrezat e qytetit të Istogut ku të paktën janë gjetur mbetjet mortore të dy individëve. Po flas për numrin minimal sepse do të jetë procedura e ekzaminimit që do ta përcaktojë numrin e individëve dhe indentifikimin e personave për të vazhduar pastaj në një lokacion mes komunës së Skenderajt dhe Istogut, përkatësisht në Syriganë dhe një lokacion në Komunën e Zubin Potokut dhe sot jemi rikthyer në lokacionin e Dubravës”, tha Gara.

Gërmimet në këtë lokacion do të vazhdojnë. Në Burgun e Dubravës është kryer një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë dhe ende nuk ka një numër të saktë të personave të zhdukur.

Prokuroria ka identifikuar 680 dëshmitarë, 430 prej tyre janë intervistuar. Derisa hetimet janë të bazuara në përgjegjësinë komanduese nga drejtori i burgut të Dubravës, policisë, ushtrisë dhe strukturave tjera të asaj kohe.

Pas disa ditësh, një nga aktakuzat për përgjegjësi individuale do të marrë verdiktin final, ndaj Gavrillo Millosavleviqit. E një aktakuzë tjerët është ngritur kundër Momir Pantiqit, i cili akuzohet për 16 pika, e një ndër to është edhe burgu i Dubravës.

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times May 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rama: Hungaria, zë i fuqishëm në hapjen e grupkapitujve

Kosova Times Kosova Times October 11, 2024
Ramadani: Liga Premiere është transmetuar jashtëligjshëm nga Art Motion
BE-ja pret “qasje evropiane” nga Kosova dhe Serbia për të arritur përparim
Skandali i ryshfetit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williams REL
Vdes një 21-vjeçar pas një aksidenti në Pestovë të Vushtrrisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?