By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bastisje në Vushtrri, zbulohet bixhoz i paligjshëm
October 24, 2025
Kapet në Tiranë i kërkuari për kultivim kanabisi në Kosovë
October 24, 2025
Kamberi në SHBA: T’i jepet fund diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës
October 24, 2025
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 24, 2025
Dhunë në familje, disa raste të raportuara brenda 24 orëve në Kosovë
October 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Vendi po përballet me krizë të shumëfishtë të sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Vendi po përballet me krizë të shumëfishtë të sigurisë
Ballina 2Lajme

PDK: Vendi po përballet me krizë të shumëfishtë të sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/04 at 2:53 PM
Kosova Times Published June 4, 2025
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se vendi po përballet me një krizë të shumëfishtë të sigurisë kombëtare, publike dhe njerëzore. Besa Kabashi- Ramaj e Rashit Qalaj, të dy zyrtarë të lartë të kësaj partie këtë e lidhën me aksionin e djeshëm antidrogë “Qielli i thyer”e ku sipas tyre u raportua për arrestimin e një personi të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

 

“Në operacionin “Qielli i thyer”, u arrestua një person i njohur si organizatori kryesor i një rrjeti të trafikut të drogës, e njëkohësisht i njohur për lidhjet e tij të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje, madje duke pasur qasje edhe në ish-Kryeministrin Kurti e Ministrin e Punëve të Brendshme. Kjo nuk është thjesht një çështje penale, është një alarm për të gjithë sistemin tonë politik dhe institucional. Është dëshmi e asaj që ndodh kur njerëzit e gabuar hyjnë në vendimmarrje, dhe kur strukturat e shtetit përdoren për interesa të errëta”, Tha Kabashi-Ramaj.

Sipas saj, dështimi i seancave për konstituimin e Kuvendit dhe mosfunksionalizimi i institucioneve është  bllokadë e qëllimshme.

“Shteti ynë nuk ka ende mekanizma për parandalimin e hershëm të kërcënimeve moderne, siç janë kërcënimet kibernetike, dezinformimi, apo sulmet hibride, ndërkohë që këto janë bërë pjesë e realitetit të përditshëm të vendeve demokratike. Së dyti, krimet me armë dhe rastet e dhunës mbeten shqetësuese. Incidentet me armë dhe plaçkitjet mbeten një kërcënim real, veçanërisht në zonat urbane. Sistemet e emergjencës civile janë të vjetruara dhe pa personel të trajnuar e të trajtuar me dinjitet. Në vend të forcimit të institucioneve të rendit dhe mbrojtjes civile, qeveria e kaluar është marrë me përndjekjen e kritikëve dhe instrumentalizimin politik të institucioneve të sigurisë. Por më e rënda, është goditja ndaj sigurisë njerëzore. Siguria ekonomike është kërcënuar nga veprime të papërgjegjshme si mënyra kaotike e liberalizimit të tregut të energjisë, që rrezikon mbi 140 mijë vende pune dhe rrënon sektorin privat – shtyllën e vetme të mbetur të stabilitetit ekonomik”, theksoi ajo.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se moskonstituimi i institucioneve nuk është i rastësishëm, jo vetëm për shkak të mungesës së numrave për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kryeministrit, por edhe sepse do të diskutohej, sipas tij, për licencimin e kompanive të familjarëve për shitblerje të energjisë, keqpërdorimet për tenderin e mbetjeve shtazore dhe skandale tjera të këtij pushteti.

“Tash arrestohet eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje i pikës “Qyteti i Vjetër” të Degës së Prishtinës. Njeri që qëndron afër ministrit të brendshëm z. Sveçla dhe pastaj po ashtu qëndron afër ndaj figurave të ndryshme të partisë në pushtet. Dhe kjo nuk është rastësi. Pra, Shemsi Bahtiri është hetuar edhe në vitin 2019 për gjëra të njëjta”, theksoi Qalaj.

You Might Also Like

Bastisje në Vushtrri, zbulohet bixhoz i paligjshëm

Kapet në Tiranë i kërkuari për kultivim kanabisi në Kosovë

Kamberi në SHBA: T’i jepet fund diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës

50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Dhunë në familje, disa raste të raportuara brenda 24 orëve në Kosovë

Kosova Times June 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sveçla akuzon Komunën e Prishtinës për ‘sabotim institucional’

Kosova Times Kosova Times July 1, 2025
Zhvilluesit e raketave hipersonike të Putinit arrestohen për tradhti
Sot hapet Panairi i Përgjithshëm `Prishtina 2025`
Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësim të Truqisë në BE
10 kafka njerëzore u gjetën gjatë gërmimeve në Moskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?