By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Lajme

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

Kosova Times
Last updated: 2025/06/07 at 8:43 PM
Kosova Times Published June 7, 2025
Share
SHARE

Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokuroria. Këto janë disa nga akuzat që po u bëhen Dhomave të Specializuara në Hagë, nga avokatët dhe shoqëria civile. Avokati Ardian Bajraktari dhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, shprehin shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohet ky proces, me theks të veçantë për pranimin e provave të reja nga Prokuroria e Speciales.

 

Në kohën kur pritej që mbrojtja e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara në Hagë të dorëzonte mocion për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, me arsyetimin se janë të pabazuara dhe janë ngritur mbi një hetim të dobët e të zvarritur, procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, po përballet me një tjetër vonesë. Kjo pas pranimit të disa provave të reja nga ana e Prokurorisë së Specializuar, të cilat janë dorëzuar në fazën e fundit të çështjes.

Kërkesa e avokatit të viktimave, sipas rregullit 153, ka për qëllim pranimin e provave të gjashtë viktimave pjesëmarrëse të procesit: Viktima 07-06 (?V007?), V003/Ë02016, V033/Ë04712, V034/Ë04390, V039/Ë04674 dhe V064/Ë04814?, thuhet në parashtrimin e publikuar në uebfaqen e Gjykatës Speciale.

Avokati Ardian Bajraktari ka kritikuar ashpër veprimet e fundit të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë, në këtë proces. Sipas tij, zvarritja dhe vonesat janë bërë pjesë përbërëse e një procesi që siç thotë ai, po shoqërohet me shkelje të shumta.

“Prandaj, vlerësoj që një qasje e tillë e Prokurorisë natyrisht që është e papranueshme, është për keqardhje për faktin që u tha se ka disa raporte dhe çështje të tjera të cilat besoj që kanë mundur të dërgohen edhe më herët pra varësisht vlerës dhe rëndësisë që kanë ato në procedurë. Por është një tentativë e qartë e zvarritjes së këtij procesi jashtëzakonisht me shkelje të shumta që është shoqëruar deri më tani”, tha Bajraktari.

Kritika të ngjashme ka edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Ai thotë se Prokuroria ka dështuar të veprojë me efikasitet dhe profesionalizëm.

“Në aspektin juridik nëse provat janë dorëzuar brenda afateve ligjore dhe në pajtim me rregulloren e punës në ëktë rast të Dhomave të Specializuara mund të themi që është brenda ligjit. Por që në aspektin praktik, në aspektin e saj çka kemi pasur pritje legjitime se kjo prokurori do të jetë profesionale, do ta kryjë punën me efikasitet, do ta bëjë në bazë të një plani, na del që fatkeqësisht që kjo prokurori ka prodhuar një lloj kaosi ku në momentet e fundit ase në çastet e fundit e kanë vlerësuar se cilat prova ose cilat dëshmi duhet të shtohen”, tha Miftaraj.

Ai tha se dy problemet kryesore të procesit në Hagë kanë qenë mungesa e transparencës dhe vonesat e vazhdueshme, që në shumë raste janë toleruar nga vetë trupi gjykues. Ndërkaq sipas Bajraktarit, edhe pse rregullorja e lejon paraqitjen e provave të reja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, ato duhet të jenë të karakterit të ri ose të pamundura për t’u siguruar më herët, çka sipas tij, nuk është rasti këtu.

You Might Also Like

Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë

Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës

Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët

Zelensky bisedë telefonike me Ramën

Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

Kosova Times June 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca: Luftimi i pabarazisë gjinore duhet të bëhet nga gratë dhe burrat

Kosova Times Kosova Times September 15, 2022
Osmani e Kurti shprehin ngushëllime pas tragjedisë në Zagreb
Konjufca: Lidhjet e Kosovës me vendet frankofone janë shumë miqësore
Pika kufitare në Jarinjë, patrullim edhe nga ajri me helikopterë
Perparim Rama publikon faturën e plotë dhe i kërkon shefit të Asamblistëve të VV-së të mos keqinformojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?