Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryetarin e parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga, riafirmohet përkushtimi për thellimin e partneritetit.
Gjatë këtij takimi presidentja Osmani theksoi përkushtimin e palëkundur për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, njofton zyra e Presidencës.
Bëhet e ditur se në fokus të takimit ishte thellimi i partneritetit dypalësh në funksion të qytetarëve dhe vlerave të përbashkëta.
Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për shtetndërtimin e Kosovës dhe shprehu synimin që ky bashkëpunim të zgjerohet dhe të arrijë në nivele edhe më të larta.