By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, synon rishkrimin e historisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajrami: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, synon rishkrimin e historisë
Lajme

Bajrami: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, synon rishkrimin e historisë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/03 at 11:40 PM
Kosova Times Published August 3, 2025
Share
SHARE

Profesori, Arsim Bajrami vë në pah se Gjykata Speciale në fund do ta respektojë udhëheqjen nga parimet e drejtësisë e jo nga efektet e saj politike. Sipas tij, ndonëse e krijuar me vullnet të institucioneve të Kosovës, në mungesë provash, kjo gjykatë bashkëpunon me Serbinë.

 

Gjykimi i ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, sipas Arsim Bajramit, doktor i shkencave juridike, synon të rishkruaj historinë e vendit, duke shtrembëruar të vërtetën e luftës së fundit.

“Ky gjykim ka pretendim të rishkruajë historinë e Kosovës që të shtrembërojë të vërtetën e luftës së Kosovës, dhe në një mënyrë duke gjykuar krerët e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit,të kriminalizojë edhe vetë shtetësinë, procesin e shtetndërtimit. Ky gjykim dëshiron që të krijojë një lloj ekuilibri dhe balance midis gjenocidit klasik që ka ushtruar Serbia në Kosovë dhe eventualisht ndonjë krimi spontan që mund të jetë gjatë luftës. Ky gjykim do të na prekë të gjithëve dhe atë për shumë gjenerata, sepse inkriminimi eventual i krerëve të UÇK-së do të ndryshojë historinë e Kosovës.

Pavarësisht se Gjykata Speciale është krijuar me vullnet të institucioneve të Kosovës, profesor Bajrami është i bindur se, në mungesë provash, kjo gjykatë, bashkëpunon me Serbinë.

“Kjo gjykatë nuk është treguar korrekte me Republikën e Kosovës e cila është themeluese, sepse me një anë nuk e njeh fare sovranitetin e Republikës së Kosovës, nuk bashkëpunon me asnjë institucion në Kosovë, nuk respekton kushtetutën, ndërsa në anën tjetër publikisht pranon se është në kontakte me Serbinë, prokurorinë speciale nga e cila furnizohet me materiale inkriminuese dhe ndihmon në përgatitjen e të ashtuquajturve dëshmitarë”, deklaroi ai

Me një bindje juristi, profesor Bajrami, vë në pah, se kjo gjykatë, në fund, do të respektojë udhëheqjen nga parimet e drejtësisë e jo nga efektet e saj politike. E nëse ndodh kjo, sipas tij, do të ketë një aktgjykim shfajësues ose lirues.

“Gjykata, nëse udhëhiqet nga parimet e drejtësisë, duhet të bie një aktgjykim lirues apo shfajësues, sepse vetë fiksioni i ndërmarrjes së përbashkët kriminale mbi të cilën është ndërtuar kjo aktakuzë është i paqëndrueshëm, për shkak se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e një guerile patriotike, vullnetare, mbrojtëse, çlirimtare dhe nuk ka pasur kurrfarë qëllimi të bëjë keqtrajtime apo veprime të tjera të palejueshme”.

Ekipi mbrojtës i katërshes së UÇK-së, tashmë ka përzgjedhur dëshmitarët,  që kryesisht do të jenë autoritete ndërkombëtare, që kanë punuar ngushtë që nga tetori i vitit 1998. Dëshmitë e tyre, sipas profesor Bajramit, do të kenë një efekt të fuqishëm në procesin gjyqësor.

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

Kosova Times August 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Samadrexha fiton ndeshjen e mbetur

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Një valë e madhe uji po afrohet. Polonia dhe Hungaria në një garë me kohën
Dënohen Ballkani e dy zyrtarë po edhe trajneri i Dritës
BE: Republika Srpska të respektojë rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës
Përfundojnë garat për ligat e femrave U15 dhe djemve U19
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?