Në mesazhin e urimit, Begaj thekson rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe institucional, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan presidenti Begaj në Facebook.

Kuvendi i Kosovës  sot ka zgjedhur Dimal Bashën si kryetar të institucionit në përpjekjen e 58-të të konstituimit.

Në votim ishin 73 vota pro Bashës, 30 kundër dhe 3 abstenuan.