By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet seancë gjyqësore për hedhjen e gazit në Kuvend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahet seancë gjyqësore për hedhjen e gazit në Kuvend
Ballina 1Lajme

Mbahet seancë gjyqësore për hedhjen e gazit në Kuvend

Kosova Times
Last updated: 2025/09/02 at 7:35 AM
Kosova Times Published September 2, 2025
Share
SHARE

Sot, me fillim nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

 

Të akuzuar në këtë rast janë ish-deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj, të cilët përballen me akuza lidhur me një incident të ndodhur gjatë kohës sa ushtronin funksionin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ata akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës – duke kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Pal Lekajn, Donika Kadaj-Bujupin dhe Besa Baftiun, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo Prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.

Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Seanca pritet të zhvillohet në prezencë të palëve dhe përfaqësuesve të mbrojtjes.

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times September 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Veriut ka minuar një rrugë ndërkoreane në zonën e çmilitarizuar

Kosova Times Kosova Times April 29, 2024
Kombëtarja e Kosovës po stërvitet për përballjen e radhës
Zyrtarja e MAShTI-t: Arritëm ta ulim çmimin e teksteve shkollore
Chelsea është gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të Osimhen
Bedri Hamza bën bashkë tifozin e “Dritës” me të “Gjilanit” – ua premton ndërtimin e stadiumit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?