Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, siç thuhet në postim, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë.
“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, përtej një akti juridik, ishte manifestim i guximit dhe vendosmërisë së popullit tonë për Kosovën Republikë. Kushtetuta e Kaçanikut, jo vetëm që përcaktonte bazat e shtetësisë së Kosovës, por edhe shpërfaqte unifikimin qytetar kundër represionit e diskriminimit në rrethanat e atëhershme. Mirënjohje dhe nderime për hartuesit dhe delegatët që e miratuan këtë dokument historik”, thuhet në komunikatën e PDK-së.