Në dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Kupën e Botës 2026, Dardanët realizuan fitore (ndaj Suedisë) dhe pësuan humbje (ndaj Zvicrës).

Në renditjen e muajit shtator, Kosova ka 1262 pikë, duke e përmirësuar për katër pozita renditjen e saj. Kosova është e dyta në renditjen e Grupit A me 3 pikë, pas dy ndeshjeve, Zvicra kryeson me 6 pikë, derisa Suedia dhe Sllovenia ndajnë pozitat 3 dhe 4 me nga një pikë.

Kosova do të përballet me Slloveninë më 10 tetor në Prishtinë, në një ndeshje që pritet të mbushë stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 13 tetor luajë si mysafire kundër Suedisë.