By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë
January 25, 2026
Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane
January 25, 2026
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë
January 25, 2026
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor
January 25, 2026
Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku në Ferizaj: Transformimi arrihet vetëm me Visar Azemin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku në Ferizaj: Transformimi arrihet vetëm me Visar Azemin
Lajme

Abdixhiku në Ferizaj: Transformimi arrihet vetëm me Visar Azemin

Kosova Times
Last updated: 2025/10/01 at 10:15 PM
Kosova Times Published October 1, 2025
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën elektorale në qytetin e Ferizajt. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se Ferizaj është një qytet me potencial të madh, prandaj, sipas tij, këtij qyteti i duhet qeverisje e ndershme dhe me vizion të qartë.

 

“Sot, kur e shohim gjendjen e Ferizajt, kuptojmë se ky qytet nuk është aty ku duhet të ishte. Shumë është premtuar, por pak është bërë për një qytet që është gjenerator i zhvillimit të Kosovës. Ferizaj meriton një qeverisje të ndershme dhe me vizion të qartë,  dhe këtë e ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës,” theksoi Abdixhiku.

Ai shtoi se ky transformim mund të arrihet vetëm me kandidatin e LDK-së për kryetar të Ferizajt, Visar Azemin.

“Në vend që të përkrahen bizneset dhe të rinjtë, Ferizaj është zbrazur nga energjia e tyre, duke u shndërruar në një qytet të betonizuar. Ferizaj meriton zhvillim dhe kryetarin, Visar Azemi, i cili është shembulli më i mirë i këtij ndryshimi,” shtoi ai.

Ndërkaq, kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, paraqiti prioritetet e programit të tij për një komunë më të transformuar dhe më të jetueshme për qytetarët.

“Falë jush, Ferizaj është qyteti i dytë me zhvillimin më të madh. Ka ardhur koha që kontributi juaj të shpërblehet dhe t’i kthehet Ferizajt. Ky shpërblim nuk mund të bëhet me qeverisjen e tanishme. Këtë transformim mund ta bëjë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e kthyer Ferizajn nga një qytet i betonit në një qytet të banueshëm dhe modern,” ka thënë ai.

Azemi shtoi se, qyteti ka nevojë për një qeverisje të re, ku qytetarët të jenë prioriteti kryesor.

“Është momenti për një kryetar, një ekip dhe një qeverisje të re që Ferizajn ta kthejë te qytetari. Në këtë garë nuk kam hyrë për inate, por për të mirën e qytetarëve dhe të qytetit. Kam hyrë për ta shpëtuar Ferizajn dhe për të ndalur degradimin e qytetit tonë,” tha Azemi.

Në këtë tubim, LDK prezantoi gjithashtu edhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt, për të cilën udhëheqësit e partisë theksuan se është një listë me profesionistë të fushave të ndryshme, që, sipas tyre, do të garantojnë një përfaqësim më të drejtë dhe një qeverisje më transparente.

You Might Also Like

Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pune në javë

Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në trafikun rrugor

Manipulimi me vota, një muaj paraburgim të dyshuarve, rinumërimi vazhdon

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Policia gjen armë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Kosova Times October 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria e përkushtuar për mbështetjen e shqiptarëve të Luginës

Kosova Times Kosova Times November 12, 2024
Malisheva siguron qëndrimin në ligë me fitoren ndaj Dritës
Hapet thirrja, tetë milionë euro është shuma e grantit për performancë komunale
Mungesa e dëshmive pamundëson denoncimin e dhunës psikike në vendin e punës
Dodik refuzon ndryshimet në Kodin Penal të paraqitura nga përfaqësuesi i lartë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?